E Diel, 1 Nëntor 2026

"Populli" kapet ne Uruguaj

TIRANE - Nga Shqiperia ne Ameriken Latine. Bashkim Driza themeluesi i firmes piramidale "Populli", eshte vene ne pranga ne vendin e larget, Uruguaj. Mashtruesi i me shume se 304 mije shqiptareve gjate viteve 1996-97 eshte vene ne pranga pas shpalljes ne kerkim te tij, prej me shume se shtate vjetesh. Ka qene policia shqiptare dje qe ka konfirmuar lajmin e bujshem, se nje nga njerezit qe ka mashtruar me me shume se 870 milione leke shqiptaret, eshte arrestuar. "Bashkim Driza themeluesi i fondacionit "Populli", eshte arrestuar dy dite me pare ne Uruguaj", thane dje per "KJ", burime zyrtare. I ndodhur ne kete kontinent prej me shume se nje dekade, Driza levizte i lire, ne Uruguaj, Kili, Republiken Domenikave dhe ne vende te tjera te Amerikes Latine.

FSHEHJA

I pajisur me dy pasaporta, nje Uruguajane dhe nje te Republikes Domenikane, sic duket Driza nuk e ka pasur te veshtire qe te fshihej prej autoriteteve te rendit dhe drejtesise. Policia shqiptare kishte marre informacione se 60-vjecari i denuar ne vitin 2001 per mashtrime te qytetareve shqiptare, levizte i lire ne vendet e Amerikes se Jugut. Pikerisht pas informacioneve te tilla, eshte kerkuar ndihma e vendeve ku ai dyshohej se ndodhej. Uniformat blu dhe Interpoli shqiptar, kane mbajtur kontakte te vazhdueshme me homologet e tyre, ne Kili, Uruguaj, dhe Republiken Domenikave, duke u kerkuar qe ta prangosin ate. Por nje vendim i nje gjykate ne Uruguaj, qe e kishte lene me masen e sigurise, "arrest me burg", ka qene fatal per te. Autoritet e vendit, u kane komunikuar atyre shqiptare se, "i denuari me 16 vjet burg, per mashtrime ne shuma te medha per me shume se 304 shqiptare, eshte i ndaluar dhe ju kerkojme qe me ane te rruges diplomatike te na sillni dokumentet e ekstradimit". Menjehere eshte njoftuar dhe Ministria e Drejtesise. Ketu eshte kerkuar qe ne menyren me te shpejte te mundshme te beje gati dokumentet, per sjelljen ne vendin tone, te nje prej njerezve me te perfolur ne fundvitet '90. Mbi Bashkim Drizen eshte ngritur akuza e "mashtrimit ne bashkepunim, ne shuma te medha". Pas shembjes se firmave piramidave ne shkurtin e vitit te trazuar 1997, 60-vjecari ishte shoqeruar nga policia, pasi ishte arrestuar. Deri ne kete moment ai kishte mbledhur nga shqiptaret nje pasuri prej me shume se 870 milione lekesh. Por ditet e tij ne qeli do ishin te pakta. Ne mars te 1997, Driza do te dilte nga burgu, se bashku me mijera te tjere te burgosur. Qe nga ajo dite ai nuk ishte shfaqur me ne skene.

JEHONA

Lajmi se ne vendin e larget, Uruguaj ishte prangosur nje nga krijuesit e firmave piramidale eshte shperndare menjehere. Te gjithe kane qene te interesuar qe te marrin ndonje lajm, nga kjo ngjarje. Shumica e kreditoreve te tij, tanime mund te shpresojne qe ai te sillet ne Shqiperi dhe te shperndaje shumat e parave te mbledhura ne me pak se nje vit. Levizjet e shpeshta mes vendeve te Amerikes Latine, e kane futur ne kurth te kerkuarin nga drejtesia shqiptare. Tani pritet qe ai te sillet ne Shqiperi dhe t'u bashkohet te tjere pronareve te firmave piramidale te denuar dhe pse disa prej tyre gezojne liri.

Mashtrimet

Bashkim Driza, gjate viteve 1996-1997, ne bashkepunim me persona te tjere, ka krijuar fondacionin "Populli", dhe permes kesaj veprimtarie, ai ka mashtruar 304 240 shtetas shqiptare, ne shumen prej 870 milione lekesh, te pakthyera ende tek pronaret e ligjshem.

Krijimi i skemes piramidale dhe rrezimi brenda nje viti

Fondacioni "Populli" dhe aktiviteti i tij

TIRANE - Fondacioni "Populli" e filloi veprimtarine ne prill te vitit 1996, ndersa krijimi i tij eshte ligjeruar ne gjykaten e shkalles se pare te Tiranes me 16 korrik 1996. Kjo gjykate firmosi edhe urdhrin e bllokimit te aktivitetit te ketij fondacioni me 6 shkurt te vitit 1997 dhe mbas kesaj date filluan menjehere hetimet. Bashkim Driza, Nuri Driza, Adem Qepele jane personat mbi te cilet rendon akuza e vjedhjes me ane te mashtrimit. Aktivitetin e tij, ky fondacion e ka zhvilluar ne te gjithe Shqiperine duke marre para me fajde, me perqindje te ndryshme. Por aktiviteti kryesor kjo skeme piramidale e ka zhvilluar ne rrethet e Fierit, Beratit, Vlores dhe Lushnjes, ku ka qene dhe pjesa me e madhe e personave qe kane depozituar para. Nga te dhenat e firmes qe u bllokua ne vitin 1997, "Populli", u ka pasur me shume se 870 milione leke, 304 mije qytetareve. Nderkohe qe pas bllokimit te aseteve te firmave ne vitin 1997, nisi dhe shperndarja e pareve. Tek fondacioni "Populli" jane gjetur 110 milione dollare. Fondacioni "Populli" u bllokua me vendim qeverie. Nderkaq qe pas bllokimit te aktivitetit te tij ,Bashkim Driza, u vu ne pranga. Por gjate trazirave te marsit 1997, ai eshte arratisur nga burgu per tu prangosur pak dite me pare ne Ameriken Latine. A. C

Zonat

Aktiviteti kryesor kjo skeme piramidale e ka zhvilluar ne rrethet e Fierit, Beratit, Vlores dhe Lushnjes, ku ka qene dhe pjesa me e madhe e personave qe kane depozituar para. Nga te dhenat e firmes qe u bllokua ne vitin 1997, "Populli", u ka pasur me shume se 870 milione leke borxh, me shume se 304 mije qytetareve.

Denimet per ish-boset e piramidave

Vehbi Alimuca - I denuar me 20 vjet burg

Shemsie Kadria - I denuar me 17 vjet burg

Fitim Gerxhalliu - I denuar me 11 vjet burg

Gani Kadria - I denuar me 10 vjet burg

Maksude Kadena - I denuar me 5 vjet burg

Bashkim Driza - I denuar me 16 vjet burg

Arben Qepeni - Ne I denuar me 12 vjet burg

Ferdinand Kamberi - I denuar me 18 vjet burg

Mustafa Leka - I denuar me 20 vjet burg

Lefter Cenaj - I denuar me 10 vjet burg

Shoqerite piramidale

Shoqeria "M. Leka", Mustafa Leka

Shoqeria "Silva", Pellumb Shehu

Shoqeria "Global Foods", Gani Shehu

Shoqeria "Cenaj & Co", Lefter Cenaj

Shoqeria "Kamberi sh.p.k.", Ferdinand Kamberi

Shoqeria "VEFA Holding", Vehbi Alimucaj

Shoqeria "Gjallica", Shemsie e Gani Kadria, Fitim Gerxhalliu

Shoqeria "Populli", Bashkim Driza, Adem Qepeni

Shoqeria "Xhaferri", Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›