Basha: Sot Tirana ka hapur dyert për të gjithë shqiptarët
Sot Tirana ka hapur dyert dhe zemrën për t`i ofruar banorëve shansin për të festuar ditën e largimit të dimrit dhe ardhjes së pranverës. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në çeljen e Panairit të Produkteve Shqiptare, në rrugën “Murat Toptani”.
“Në këtë ditë të veçantë unë jam ilumtur që Tirana të mirëpresë si pjesë e festimeve 100 biznese të ardhura nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Presheva që të ekspozojnë për qytetarët produktet e tyre që na bëjnë krenar me cilësinë e lartë dhe shijen e tyre të rrallë dhe kanë në çdo qelizë të tyre mundin e vëllezërve dhe motrave tona” ka theksuar Basha.
Ndërsa e cilësoi panairin si hapin e parë për të evidentuar potencialin e rrallë për të prodhuar produktë cilësore ai i bëri thirrje beznesmenëve të kreditojnë biznesit e tyre .
“ Ky është një shans për të hapur vende të reja pune, jo vetëm në sektorin e prodhimit por edhe të tregtimit dhe kjo arrihet duke kredituar veten tonë. Kjo është një fuqi kredituese për ekonominë kombëtare, një kontrubut që duhet ta japinm për të rritur punësimin për të rintjë” ka shtuar më tej Basha.
Kreu i Bashkisë gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë këtë panair që të njihen nga afër prodhimet kombëtare dhe ti japin një impuls prodhimit shqiptar.
Panairi i Produkteve Shqiptare,i cili është çelur në rrugën "Murat Toptani" bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria.