E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës, nisin festimet në kryeqytet

Edhe Tirana po feston sot ditën e verës. E kthyer në një traditë festive, kryeqyteti i shqiptarëve është zbukuruar me lule shumëngjyshe. Aktivitetet në kryeqytet kanë nisur në rrugën “Murat Toptani”, me çeljen e Panairit të Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën “Murat Toptani” është shoqëruar edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.

Në Lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore “Tirana”. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë “Parkut Rinia”.
 

Festimet do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e cila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00.

Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›