Basha Stacion interurban dhe dy nenkalime
Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha parashikon në projektin e tij zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe ndërtimin aty të stacionit interurban të automjeteve.
Në takimin me banorë të njësisë bashkiake numër 11 në Laprakë, ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj njësie, Haki Mustafa, Basha premtoi edhe zhvendosjen e hekurudhës që kalon përmes një prej lagjeve më të diskriminuara të Tiranës, si dhe ndërtimin e të paktën dy nënkalimeve për të lidhur dy zonat e banimit përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek dogana.
“Zgjatimi i Bulevardit nga stacioni i trenit tek Bregu i Lumit do të shoqërohet me zhvendosjen e Stacionit të trenit dhe ndërtimin pranë stacionit të ri të trenit këtu në afërsi të Laprakës, të stacionit interurban të kryeqytetit tonë. Bashkë me stacionin e trenit ne do zhvendosim edhe atë pjesë të hekurudhës e cila kalon këtu në njësinë tuaj vendore, në një nga lagjet më të diskriminuara që merr jetën e banorëve në mënyrë të vazhdueshme.
Po kështu, ju jap fjalën se investimin e gabuar që ndau Laprakën nga pjesa tjetër e qytetit, dhe për të cilën me dhjetëra e dhjetëra qytetarë të lagjes tuaj paguan me jetën e tyre, ne do ta zhbëjmë duke ndërtuar të paktën dy nënkalime që do të lidhin këto dy pjesë të Tiranës.
Për të përmirësuar këtë cilësi jete, dhe për të hapur vende të reja pune nën përvojën, përkushtimin, e vendosmërinë e rrugës së Kombit, unë ju premtoj sot se brenda gjashtë muajve të mi të parë si Kryebashkiak juaj i ardhshëm do të nis punimet për Unazën e madhe të Tiranës”, u shpreh Lulzim Basha para banorëve të njësisë vendore 11, në Tiranë.