Kolegji Zgjedhor vlereson si te ligjshme 8 vendimet e KQZ-se

Kolegji Zgjedhor rrëzoi si të pabazuara në ligj tetë ankimimet e kryera nga partitë e koalicionit për të Ardhmen ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ankimimet i përkitnin 6 Partisë Socialiste dhe 2 Partisë së Bashkimit të Drejtat e Njeriut.
Mes ankimimeve ishte dhe vendimet e KZAZ-ve 45 e 46 në Sarandë, ndaj të cilave Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut kërkonte rrëzimin e listës së kandidatëve për këshillat bashkiak të partisë tjetër të minoriteteve MEGA.
Kolegji zgjedhor vlerësoi të drejtë vendimet e KQZ-së për pranimin e këtyre kandidatëve duke i lënë këto vendime në fuqi.
Debate kishte edhe për ankimimet ndaj vendimeve numër 391 dhe 392 të KQZ-së, ku Partia Socialiste kërkonte ndryshimin e disa vendvotimeve.
Edhe në këtë rast, vendimet e KQZ-së u vlerësuan si të bazuara plotësisht në ligj duke i lënë ato në fuqi.