E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Survejimi online ne rruge nuk njeh VIP-a

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka peruruar dje sistemin e ri te videosurvejimit me kamera te kryeqytetit. Gjate prezantimit ne zyrat e monitorimit ministri Basha e cilesoi projektin e monitorimit...

Sistemi modern online i kontrollit rrugor nuk njeh VIP-a as te forte qytetaret jane te barabarte para ligjit dhe nuk ka asnje mundesi qe te nderhyhet dhe te manipulohet sistemi pa u zbuluar dhe u ndeshkuar ata qe do te guxonin te ndermerrnin kete. Brenda tre muajsh ky sistem do te nderlidhet edhe me sistemin e gjobave elektronike cka do te mundesoje verifikimin e menjehershem te detyrimeve te pashlyera dhe vendosjen e gjobes ne menyre elektronike. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate perurimit te salles se re te Kontrollit te Trafikut Rrugor ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nen lajtmotivin Per nje Tirane evropiane numri nje i Ministrise se Brendshme ka qene perkrah drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj per perurimin e Salles Operative e Kontrollit Rrugor e cila zoteron tashme nje sistem modern online te kontrollit rrugor lidhjen e drejtperdrejte me njesite e policise se qarkullimit rrugor ne terren dhe percjelljen online te te dhenave per automjetet qe kryejne shkelje te rregullave te qarkullimit ose kane detyrime te pashlyera si dhe fiksimin e pamjeve te aksidenteve nepermjet pajisjeve SCOUT. Gjithashtu sistemi nderlidhet edhe me sistemet e tjera te te dhenave te Policise se Shtetit duke mundesuar edhe verifikimin edhe identifikimin e makinave te vjedhura. Ky proces i pandalshem modernizimi bazohet ne filozofine e qeverise per ngushtimin sa me te madh te hapesirave per abuzivizem ne kontaktin midis administrates dhe qytetarit ne kete rast midis policise dhe qytetarit dhe per zbatimin rigoroz te ligjit - ka thene mes te tjerash ministri Basha. Ndersa ka shtuar Funksionimi i ketij sistemi do te sjelle permiresimin e sigurise ne rruge nje ulje te numrit te aksidenteve dhe nje raport korrekt mes oficereve dhe qytetareve. Duke e vleresuar funksionimin e ketij sistemi si nje hap domethenes modernizues per kontrollin e trafikut rrugor ministri Basha premtoi mbeshtetje te menjehershme per dyfishimin e kapaciteteve te tij. Sipas tij Brenda marsit me fondet e alokuara nga Ministria e Brendshme do te arrini te dyfishoni keto kapacitete duke arritur ata parametra te barabarta me vende fqinje anetare te BE-se. Duke nenvizuar se policia do te luaje gjithmone e me mire rolin e saj per problemin e trafikut dhe te sigurise rrugore ministri Basha kritikoi pushtetin vendor per papergjegjshmerine neglizhencen deri edhe mosperfilljen e interesave te qytetareve sic ka ndodhur ne Tirane. Problemi i trafikut rrugor problemi i pasigurise rrugore eshte nje problem per te cilin Policia do te luaje gjithmone e me mire rolin e saj por qe nuk mund te kompensoje asnjehere as neglizhencen as papergjegjshmerine e enteve pronare ne rastin e qyteteve te pushtetit vendor apo mosperfilljen totale te interesave te qytetareve sic eshte rasti ketu ne Tirane ku prej me shume se nje viti jo vetem qendra por pjese te rendesishme te qytetit jane kthyer ne nje makth te vertete per qytetaret qofte per sa i perket kohes qe humbasin ne trafik durimit shpenzimeve te karburantit ajrit te piste qe thithin etj. etj. - ka thene kreu i Ministrise se Brendshme Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›