Tiranë, grabitja në argjendari, një dëshmitar pa vrasjen
TIRANE- Policia vazhdon hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së pronarit të argjendarisë, të ndodhur dje pasdite në në rrugën "Ferid Xhajko".
Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në brendësi të argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar paratë dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Kërkesa e tij ka hasur në kundërshtimin e pronarit Rapo Sinanaj, 61 vjeç. Gjatë konfliktit fizik mes tyre Sinanaj ka arritur t'i heqë kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen.
"Gazeta Shqiptare", shkruan sot, duke iu referuar burimeve konfidenciale të policisë, se rezulton të jetë një dëshmitar okular, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes. Dëshmitari është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ndërkohë që kamera e sigurisë ka qenë jashtë funksionit dhe nuk ka filmuar asnjë moment të ngjarjes.
Mendohet se grabitësi mund të ketë qenë i vetëm kur ka hyrë në argjendari. Pasi ka kryer krimin është larguar në drejtim të Stacionit të Trenit ku më pas ka humbur dhe gjurmët. Ende nuk dihet nëse vrasësi ka arritur të grabisë bizhuteri, apo është larguar menjëherë pas vrasjes së 61-vjeçarit Rapo Sinanaj.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, grabitet argjendaria, 1 i vrarë VIDEO: Tiranë, grabit argjendarinë, vret pronarin