Basha Te mos bllokoht numerimi
Kandidati i PD-se Lulzim Basha dekalroi se cdo vote te numerohet ne menyre qe rezultati te reflkektoje zerine qytetareve. Asnje kandidat nuk duhet te lexoje voten pa u numeruar, tha Basha , duke i bere thirrje komisionereve, numeruesve dhe vezhguesve te vazhdojne pa nderprerje procesin pasi bllokimi i numërimit nuk i shërben askujt.
”Dua të falenderoj plotësisht të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit, një pjesë e të cilëve kanë punuar gjithë natën për të siguruar një proces të ndershëm dhe korrekt të numërimit të votës. Në emër të gjithë qytetarëve dua tju falenderoj për këtë punë që po bëni. Ne kemi parë dhe po shohim këto ditë demokracinë të funksionojë. Ka ende shumë vota për tu numëruar dhe unë jam i vendosur të pres që këto vota të numërohen në mënyrë korrekte dhe të ndershme. Sytë e të gjithë botës janë drejtuar në Tiranë. Është e rendësishme që ky proces të vazhdojë dhe qyteti i tij dhe ne të gjitha banorët e tij të ndihemi krenarë për zgjedhjet që bëmë. Të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, e meritojnë këtë. Është koha të bashkohemi të gjithë rreth interesit qytetar sepse të gjithë jemi të interesuar që çdo votë të numërohet dhe rezultati të reflektojë zërin e çdo qytetari që ka votuar. Megjithese tendenca e rezultatit shkon në drejtimin tonë, dhe unë mbetem i sigurtë në fitore, asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë votën ende pa u dëgjuar zëri i secilit qytetar. Të gjithë zërat duhet të dëgjohen, të gjithë votat duhet të numërohen. Çdo ngadalësim dhe bllokim i numërimit të votave, nuk i shërben qytetarëve dhe Tiranës” tha Basha.