Perfundon numerimi i votave ne Gjirokaster Korce Fier dhe Lushnje

Procesi i numerimit te votave ka perfunduar sot ne mesdite ne Gjirokaster per te njembedhjete njesite e qeverisjes vendore. Socialistet kane fituar Bashkine e Gjirokastres ndersa demokratet kane fituar Bashkine e Libohoves.
Ne kater komuna qe banohen nga pakica greke ka fituar Partia e te Drejtave te Njeriut ne dy Partia Socialiste dhe ne pese te tjera Partia Demokratike. Vetem rezultati ne nje komune eshte kontestuar nga kandidati i koalicionit te majte Aleanca per te ardhmen i cili humbi me kater vota ndaj kantidatit te djathte.
Pjesemarrja ne votime eshte mbi 55 dhe vleresohet e kenaqshme duke pasur parasysh nivelin e larte te emigracionit. Nga rezultatet zyrtare qe tashme jane shpallur dhe ne njesite e tjera vendore ne Jug te Shqiperise del se ka fituar vetem nje grua.
Mimoza Arapi do te drejtoje Bashkine e Konispolit ne skajin me jugor te Shqiperise. Nderkaq nga te gjitha njesite vendore ka fituar vetem nje kantidat i pavarur. Vadimir Kumi qe drejton aktualisht Komunen e Lukoves eshte rizgjedhur.Komisionet zonale zgjedhore njoftuan se edhe ne dy bashki te medha ate te Fierit dhe te Korces procesi ka perfunduar. Niko Peleshi i Koalicionit te majte ne Korce dhe Baftjar Zeqaj ne Fier kane fituar ndaj kantidateve te koaliconit te djathte duke riperseritur mandatet e tyre.
Te dhenat nga pikekalimet kufitare flasin se ka perfunduar rikthimi ne Greqi i disa mijera emigranteve shqiptare qe votuan te dielen e 8 majit ne mjaft prej qendrave te votimit.
Nderkaq ne ritme normale aktiviteti jane te gjitha njesite vendore qe duket se nuk jane ndikuar nga fushata zgjedhore ne sherbimet ndaj qytetareve.