KQZ nen akuze. Brace Ristani qendrim politik
Nga selia e PS-se leshohen akuza te forta ndaj KQZ-se dhe kandidatit te PD-se Basha. Erjon Brace tha se Arben Ristani po deshmon paaftesi e qendrim politik ndersa Berisha e Basha po perpiqen te manipulojne rezultatin me nderhyrje ne qendrat e numerimit te votave.
”Arben Ristani, është zyrtari më i lartë i administratës zgjedhore që më shumë se paaftësi dëshmon anësi politike, të qëllimtë, në zhbërjen përfundimtare të standarteve të zgjedhjeve, në atë fazë që mbetet më e kritikuara ndërkombëtarisht, administrimi fundor i zgjedhjeve. Por nuk do të ndodhë asgjë. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit dhe ne jemi të vendosur ta lexojmë atë me korrektësi, ndërshmëri dhe transparencë. Ne dimë gjithçka. Ne jemi kudo, edhe pas furgonit të bardhë me dhjetë kuti votimi brenda, të manipuluara që po vjen vërdallë prej mëngjesit të sotëm në Tiranë, pa gjetur dot mundësinë edhe më të vogël për të shkarkuar manipulimin që transporton nga PD në të gjithë Tiranën me synim qendrat e numërimit të votave. Të dhënat zgjedhore që mbërrijnë minutë pas minuti në qendrën tonë operative konfirmojnë fitore përmes një diference që sa vjen dhe thellohet këtu në kryeqytet. Fitorja jonë në Tiranë është minutë pas minute edhe më e sigurt dhe në shifra tre herë më të larta nga fitorja jonë e treguar dhe nga vetë Arben Ristani. Lulzim Basha hyri në këtë garë si gënjeshtar. Qëndroi në këtë garë si gënjeshtar dhe po del në fund të kësaj gare si një humbës që gënjen duke qeshur” tha Braçe.