E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Spanje 10 te vdekur e 160 te plagosur

Më pak se 1200 km më në perëndim ndërsa Roma ndizej nga psikoza e parashikimit të një termeti shkatërrues, toka u lënkund në Lorka në Spanjë. Bilanci i viktimave pas dy sizmave në rajonin e Murcia është 10 të vdekur, 3 nga 160 të plagosurit e tjerë mbeten në gjendje kritike për jetën.

Në zonë janë shembur ndërtesa historike e dëmtime të rënda ka pësuar dhe spitali i qytetit. Tërmeti i parë i shkallës 4.4 gradë Richter, u regjistrua rreth orës 5:5 të pasdites. Më pak se dy orë më vonë u regjistrua një lëkundje dhe më e fortë 5.3 ballë.

Një tërmet i një shkalle të tillë konsiderohet si tipik për Spanjën juglindore. Rreth 10 mijë persona u evakuuan e të paktën 20 mijë e kaluan natën jashtë në qytetin që numëron 92.000.  Ndërkohë, frika e një tërmeti shkatërrues më 11 mars nuk mungoi në Romë.

20 % e banorëve të Romës nuk u paraqitën në punë e hotelet jashtë qytetit shënuan një kulm prenotimesh falë parashikimit të Raffaele Bendandi, që ka ndërruar jetë 32 vjet më parë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›