E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter ambasades per Diverolin

Redinalda Caushaj

Prokuroria e Pergjithshme i shkruan ambasades amerikane per deshmine e Efraim Diverolit, pronarit 22-vjecar te kompanise se tregtise se armeve AEY ne SHBA. Grupi hetimor, i cili po heton tragjedine e Gerdecit, ka bere nje kerkese zyrtare drejt selise diplomatike, ashtu sikurse dhe pritej, ndersa i kerkon deshmine e Diverolit dhe dergimin e saj me leter-porosi, ashtu sikurse do e jape ne Kongresin amerikan. Burime zyrtare nga ky institucion bene te ditur dje lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se deshmia, qe do te jape Diveroli ne Kongres, ditet e ardhshme, eshte kerkuar zyrtarisht qe te vihet ne dispozicion edhe te prokurorise shqiptare. Pritet te merret dhe deshmia e pronarit te firmes amerikane SAC, Patrick Henry III per kontraten e demontimit.

Presidenti i kompanise se armeve AEY, pritet te deshmoje ne Kongresin e SHBA-ve me daten 17 prill. Duke shfrytezuar kete fakt, autoritetet shqiptare, ne pamundesi per te realizuar mbledhje informacioni ne rruge te tjera, kane kerkuar dje ndihmen e autoriteteve te ambasades ne Tirane, qe te sigurohet deshmia zyrtare dhe te vihet ne dispozicion te tyre ditet e ardhshme. Burime nga prokuroria thane se jane kerkuar dy procesverbalet e marrjes ne pyetje te dates 11 dhe 17 prill, njera e dhene dhe tjetra pritet, por qe eshte me e rendesishme. Qellimi eshte sigurimi i informacioneve per kontraten e realizuar me ndermarrjen shteterore MEICO dhe Ministrine e Mbrojtjes, cfare permbante ajo dhe kushte te tjera te tregtise, me qellim furnizimin e forcave aleate ne Afganistan. Mesohet se deklaratat e dhena nga ana e 22-vjecarit Efraim Diveroli do t'i bashkengjiten dosjes hetimore "Gerdeci", pasi jane hapur edhe investigime rreth trafikut te armeve, shperdorimit te detyres dhe dyshimit per korrupsion. Ambasada amerikane pritet te ndermjetesoje me autoritetet e Kongresit per te siguruar dy deshmite e 22-vjecarit, per te pasur nje ide edhe me te qarte ne lidhje me hetimet e Prokurorise se Krimeve te Renda per trafik. Por ky rrefim i kreut te AEY pritet te zbardhe edhe deklaratat e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, rreth pergjimit te kryer e akuzave per korrupsion e nderhyrje, apo deshmise qe ka dhene pronari i firmes se paketimit "Xhoi", ne Prokurorine e Pergjithshme.

Biznesmeni Trebicka ka pretenduar se ka pergjuar biseden e Diverolit dhe se ishte shmangur nga kontrata e tregtise se armeve si nenkontraktor i AEY, pas nderhyrjeve te MEICO. Po keshtu, pritet te zbardhet fakti i cilesise se fishekeve dhe pagesave te kryera. Mesohet se grupi hetimor do te perqendrohet ne zbardhjen e tregtise se armeve, ku edhe permenden dy prej te pandehurve te arrestuar per tragjedine e Gerdecit, Ylli Pinari, drejtor i ndermarrjes shteterore "Meico", si dhe Mihal Delijorgji, kreu i firmes se demontimit, "Alba Demil". Pikerisht ne kete bisede presidenti i kompanise AEY, Efraim Diveroli, tregon per blerje te fishekeve ne vendin tone dhe bllokimi i metejshem ne tregun e armeve. Pikerisht deshmia e Diverolit do t'u bashkengjitet hetimeve per te sqaruar pika e erreta ne lidhje me trafikun e armeve, i cili nuk ka mundur dot te zbulohet nga ana e grupit hetimor deri me sot, por mbetet nje nga pistat e hetimit. Po keshtu, grupi hetimor do te kerkoje me shkrese zyrtare deshmine edhe te pronarit te firmes amerikane SAC per demontimin e fishekeve ne Gerdec, Patrick C. Henry III, ortak i Delijorgjit, per te cilin dyshohet se ka qene ne Shqiperi para ngjarjes se rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›