Basha: Tendenca e fitores në drejtimin tonë

Ai theksoi se është ende heret për të folur për ndonjë rezultat përfundimtar, ndaj ftoi kundërshtarin që të mos paragjykoj dhe të mos pretendojë fitore.
“Ne kemi parë dhe po shohim demokracinë që funksionon. Ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe po pres që këto vota të numërohen në mënyrë të ndershme. Sytë janë përqendruar në Tiranë. Të gjithë qytetarët e meritojnë këtë. Është koha të bashkohemi rreth interesit qytetar”, theksoi Basha.
Sipas tij, “Megjithëse tendenca e rezultatit shkon në drejtimin tonë, dhe unë mbetem i sigurt në fitore, asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë votën ende pa u dëgjuar zëri i secilit qytetar. Të gjithë zërat duhet të dëgjohen, të gjithë votat duhet të numërohen. Çdo ngadalësim dhe bllokim i numërimit të votave, nuk i shërben qytetarëve dhe Tiranës”. /S.Lleshi/Start/
2011-05-11 14:06