Mitrovicë- Heqja e barrikadave, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Mitrovicë- Forcat Paqëruajtëse Ndërkombëtare(KFOR) kanë ndërrmarrë një tjetër aksion për heqjen e barrikadave në zonën e Kërshi i Dudës, të veriut të Kosovës. Mesohet se në këtë aksion për heqjen e barrikadave të sapo vendosura nga serbët kanë mbetur të plagosur 21 ushtarë të KFOR-it. Dhe sipas , Uve Novicki, zëdhënës i KFOR, dy prej ushtarëve janë plagosur rëndë. Po ashtu edhe nga ana e serbëve ka pasur të lenduar për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga KFOR-i.
Sapo janë vënë në dijeni për praninë e KFOR-it në zonë, serbët janë përpjekur ta ndalojnë aksionit e tij, ndërsa ky i fundit ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar serbët. Pavarsisht përpjekjeve të KFOR, aksioni ka dështuar, ndërkohë serbët kanë mundur të përforcojnë edhe më shumë barrikadën.
Nata e djeshme nuk ka qënë aspak e qetë për veriun e vendit, një shpërthim ka ndodhur afër godinave në të cilat banojnë shqiptare, por pa shkaktuar viktima në njerëz. Ende nuk ka asnjë të dhënë nga policia për autorët e këtij shpërthimi.
Ndërsa në zonën e Rudarës forcat e KFOR-it kanë ndeshur në pengesat e serbëve të cilët i kanë qelluar me gurë Forcat Paqëruajtëse Ndërkombetare, teksa këto të fundit u perpoqen të heqin barrikadat në këtë zonë.
Shkrime të tjera me interes: