E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në trenin e linjës Tiranë-Durrës

Një lokomotive e linjës hekurudhore Tiranë Durrës ka marrë flakë në motor ndërsa ka qenë duke udhëtuar në drejtim të stacionit hekurudhor të Durrësit. Në kohen e rënies së zjarrit ka pasur pasagjerë në dy vagonët e trenit të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Lokomotiva e dëmtuar ka qenë mjeti hekurudhor me nr.1060 që drejtohej nga mashinisti, Diktim Bushi. Ai ka bërë shkëputjen e dy vagonëve që ishin te lidhura me të për të mos lejuar që të përfshiheshin nga flakët.

Zjarri ka rënë fillimisht ne pjesën elektrike të lokomotivës kur ndodhej në afërsi të Sukthit . Mendohet se zjarri është shkaktuar nga pa pastërtitë që grumbullohen në pjesët motorike dhe që nuk hiqen si rezultat i shërbimeve jo të mira teknike që i bëhen.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›