Basha: Tramvaj për banorët dhe zhvillim të lagjeve
01/04/2011 Kandidati i PD-së për kryebashkiak takon banorët e Kombinatit
Premtimet për zgjidhjen e problemeve kur të kryesojë njësinë më të madhe vendore
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij elektoral për zgjedhjet e ardhshme vendore, u ndal dje në Kombinat për t’u njohur me problemet e banorëve të kësaj zone. E ndodhur në periferi të Tiranës, kjo lagje e madhe e kryeqytetit ka në përbërje rreth 60 mijë banorë. Pikërisht largësia nga qendra e qytetit ishte edhe shqetësimi i disa prej banorëve të kësaj lagjeje. “Një orë bëjmë të shkojmë në Tiranë me autobus”, i thanë ata Bashës në takimin që patën me të. Pasi u njoh me të gjitha shqetësimet e tyre, kryesisht për transportin, kandidati për postin e kryebashkiakut i siguroi ata për rregullimin e këtij problemi menjëherë pas ardhjes së tij në krye të pushtetit vendor për Tiranën. “Pikat më të largëta do të kenë lidhje shumë më të mira përmes tramvajit, rrugës së vet të dedikuar dhe të pavarur nga trafiku”, u premtoi ai banorëve, duke u shpjeguar atyre në këtë mënyrë projektin e tij për këtë problem të qytetarëve të Tiranës, të cilin nuk e kanë vetëm ata të Kombinatit. Transporti publik është një nga problemet që ka kjo zonë. Sa më thellë të depërtosh nëpër lagje, aq më shumë dalin në sipërfaqe mangësitë e mëdha në infrastrukturë. Banorët i treguan Bashës mungesën e pusetave dhe pasojat që sjell kjo situatë. Ujërat e zeza, rrugët e prishura, mungesa e ambienteve të argëtimit për fëmijët dhe ato të qëndrimit dhe çlodhjes për të moshuarit, ishin disa nga shqetësimet e tjera të këtij komuniteti. “Do ta bëj rrugën, por do ta bëj me plan zhvillimi, ku të ketë edhe shesh për të luajtur fëmijët dhe për të kaluar kohën të moshuarit”, u angazhua Basha. Ai i garantoi qytetarët se për të gjitha hallet dhe problemet që ata kanë do të kenë vëmendjen e tij të vazhdueshme kur ai të jetë në krye të Bashkisë. Dje ishte dita e pestë e fushatës elektorale të kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, në turin e tij për njohjen më nga afër të halleve të banorëve dhe ofrimit të zgjidhjeve për problematikën e akumuluar në vite.
Kandidatja Tabaku
Kandidatja e PD-së për anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, ka dalë sërish dje në një komunikim me mediat për të kritikuar programin dhe politikën e kryebashkiakut Edi Rama, që, sipas saj, është politika e dëshpëruar e përbaltjes, e shpifjes dhe trillimit. Sipas saj, ndërsa me politikën e Ramës nuk krijohet vend i ri pune, nuk ulen taksat, nuk ndërtohet asnjë rrugë apo shkollë e re, nuk ulen çmimet, nuk zgjidhet kolapsi i trafikut, me kandidatin Basha qytetarët do të zgjidhin hallet dhe problemet e tyre për të ardhmen.