Përmbarimi: Nuk kemi adresa, dhjetëra dosje të paekzekutuara
01/04/2011 Probleme dhe me numrat fiktivë të llogarisë dhe nga institucionet publike
DURRES- Dhjetëra dosje të depozituara në organin e përmbarimit në Durrës kanë mbetur prej vitesh në sirtarë duke sjellë shkelje flagrante të zbatimit të ligjit nga përmbaruesit gjyqësor. Kryetari i kësaj zyre në Durrës, Çezar Beja ka thënë se janë një numër shumë i madh dosjesh që janë penguar edhe për shkak të mungesës së adresës. “Kemi dosje të cilat qëndrojnë në sirtarë që para viteve 2007, ndërsa ekzekutimi vendimeve nga ana përmbaruesve gjyqësor nuk duhet të kalojë më shumë se 6 muaj”, ka thënë Beja, i cili e ka marrë këtë detyrë vetëm një muaj më parë. Shërbimi i përmbarimit në Durrës tani është edhe shtetëror edhe privat, ndërsa dosjet problematike i kanë mbetur privatit. Beja ka vendosur të ushtrojë të gjitha detyrimet ligjore ndërsa ka lënë të kuptohet se edhe përmbaruesit gjyqësor apo financa e zyrës në jo pak raste i janë shmangur përgjegjësisë. “Përmbaruesi gjyqësor ka detyrimin për t’i shkuar deri në fund dosjes, ndërsa këtu në tavolinë kam dhjetëra dosje që janë lënë në rrugë apo janë rikthyer në mënyrë të pajustifikuar nga e para”,-është shprehur kryetari i zyrës. Problem janë jo vetëm dosjet që vijnë nga rrethet, por edhe ato brenda institucioneve e subjekteve në qarkun e Durrësit. Punonjësi i financës në përmbarimin e Durrësit Neim Llane ka thënë se “nuk kemi adresa dhe numër llogarie të atyre institucioneve të cilat kanë nisur dosjet për ekzekutim”. Përgjithësisht janë Albtelekomi, Elektriku, Ujësjellësi, degët ushtarake të rretheve dhe ndërmarrje e institucione të tjera. “Është shqetësim shumë serioz pasi në raste të tilla personi që nuk paraqitet fillimisht ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë dhe më pas ndiqet penalisht”,-ka pohuar kryetari i degës Çezar Beja. Në raste të tilla gjykata shprehet edhe për heqje të lirisë ose konverton gjobën dhe detyrimin, që realisht janë shlyer prej disa vitesh. Çështje jo pak të diskutuara janë edhe zhvillimet e ankandeve. Dje zyra ka njoftuar zhvillimin e një ankandi që duhej të niste në ora 8.00 por realisht nuk është zhvilluar. Burime jozyrtare thonë se njoftime për ankande të tilla publikohen formalisht. Xh. G