E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: U dëgjua zëri i qytetarëve, mezi pres të filloj punë

Kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha, ka reaguar për vendimin e marrë nga ana e KQZ-së. Ai ka thënë se KQZ zbatoi vendimin e Kolegjit për të numëruar çdo votë të qytetarëve. Basha tha se Rama ka bërë çdo gjë për ta nxirrë këtë projekt. Ai tha se procesi nuk ka përfunduar ende, por do të presë me qetësi. Basha deklaroi se nuk i mbetet gjë tjetër tashmë veçse të përveshë mëngët, në mënyrë që të fillojë punë.

U dëgjua zëri i qytetarëve. Të gjithë duhet ta pranojnë vendimin e KQZ-së. Unë do ta pranoja vendimin, çfarëdo që të ishte ai. KQZ zbatoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të numëruar çdo votë të qytetarëve. Rama donte të nxinte procesin, por nuk ja arriti dot, pasi rruga e tij është e vjetër. Së shpejti procesi zgjedhor përfundon dhe tashmë mua nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse të përvesh mëngët, sepse na presin punë të mëdha. Jo nuk votuat për mua, por votuat për hallet tuaja të përditshme, për vende të reja pune dhe për një Tiranë europiane. Procesi mund të zgjasë dhe ca, por unë jam i duruar që të pres me durim dhe qetësi, tha Basha gjatë fjalës së vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›