E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: "Uroj qe "Kurbanin" e radhes, Rama ta shkruaje me 2013" Izaura Ndoj

Eventi me i rendesishem kulturor mbareshqiptar i letrave shqipe, u vizitua edhe nga kryebashkiaku i Tiranes, Lulezim Basha, i cili gjate fjales se tij nenvizoi se Panairi i Librit i jep Tiranes dimensionin rajonal te dijes dhe te rrezatimit te saj. Gjate kesaj ceremonie, kryebashkiaku Basha vizitoi dhe stenden e shtepise botuese "Dudaj", e cila gjate ketyre diteve ka pasur ne qender te saj debatet per pjesemarrjen dhe paraqitjen e librit "Kurbani" te Edi Rames. Kryebashkiaku Basha uroi autoret qe marrin pjese ne panair, vecanerisht emrat e rinj, nderkohe duke folur per botimet me te fundit nga kundershtaret politike, Basha theksoi se, kete vit, ky event paraqet risi sa i perket drejtimit te politikaneve nga libri. Sipas tij, shenja me e mire eshte se kemi nje kthim te trendit, pasi shkrimtaret i jane drejtuar politikes. Ndersa theksoi se ky panair, per here te pare, po shenon nje trend revers: ate te drejtimit te shume politikaneve drejt librit: "Mendoj se eshte nje risi e mire qe pas shume kohes qe shkrimtaret jane futur ne politike dhe politikanet po i kthehen librit dhe ne kete kuptim vecanerisht ne kontekstin qe eshte shkruar, uroj qe te shkruaje sa me shume libra te tille".

Kreu i Bashkise se Tiranes u ndal me konkretisht ne librin e fundit te kreut te opozites, Edi Rama, kur tha: "Ne kontekstin qe eshte shkruar, uroj qe te shkruaje sa me shume libra te tille",-tha Basha duke uruar qe "Kurbanin" e radhes ta shkruaj ne 2013". E ky nuk ishte as me shume dhe as me pak, por "urimi" i z.Basha qe Rama te humbe edhe ne zgjedhjet parlamentare, sikunder humbi ne ato vendore.

Duke folur per kryeqytetin qe tashme drejton, z.Basha tha se Tirana do te jete nje qender e rendesishme rajonale ne shume fusha dhe shtoi: "Fakti se sot, ketu, ne panair eshte nje qender rajonale e librit, duke qene se jane ekspozuar botime nga Maqedonia, Italia, Kosova, Mali i Zi, duke i dhene qytetit tone dimensionin e dijes. Eshte vertet kenaqesi tek shohim ne listen e botuesve dhe te autoreve, tek takohen ne te njejtin vend shkrimtare, perla te renda te letersise, nga Kadareja tek Agolli, me penat e letersise boterore nga Umberto Eko tek Orhan Pambuk". Nderkohe, kryebashkiaku Basha tha: "Per ne, per qytetin e Tiranes kjo eshte stolia me e bukur qe do te kete kryeqyteti. Do te perballemi gjate javeve dhe muajve me sfida, por nuk mund ta imagjinojme jeten pa librin",- theksoi Basha. "Uroj autoret e rinj, si dhe autoret e pranishem. Promovimi i tyre eshte nje ngjarje dhe risi jo vetem per boten e letrave, por edhe per qytetin e Tiranes. Duke konstatuar larmine e panairit, dua te uroj organizuesit. Panairi shenon nje trend te ri, te drejtimit te politikaneve drejt librit",- u shpreh Basha.

Komenti per librin e Edi Rames

"Mendoj se eshte nje risi e mire qe pas shume kohes qe shkrimtaret jane futur ne politike dhe politikanet po i kthehen librit dhe ne kete kuptim vecanerisht ne kontekstin qe eshte shkruar, uroj qe te shkruaje sa me shume libra te tille".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›