E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, si greket e marrin shembull Shqiperine Ing. Agim Berisha

Hapja e kufijve dhe liberalizimi i vizave, jo vetem ka krijuar mundesine te levizesh lirshem, por ka krijuar kushtet dhe te lidhjeve dhe njohjeve me shtetas te tjere evropiane. Para ca ditesh, isha ne Athine, ne ceremonine e fejeses se mbeses sime me nje shokun e vet te shkolles, shtetas grek. Ajo cka me beri shume pershtypje ne bisedat e shumta, ishte ajo qe mendonin greket per Shqiperine. Ne fakt, nuk e kisha menduar te shkruaja per kete, por spunton e mora duke degjuar emisionin Opinion, qe trajtonte temen e krizes greke. Greqia sot, po perjeton nje situate jo te mire. Ajo po vuan problemet e veta, si pasoje e njefare mendjemadhesie dhe neglizhence, dhe pse jo, edhe te nje perkedhelje nga Perendimi, shumevjecare. Keto lidhje qe ne kemi me Greqine, nuk ka se si te lene jashte vemendjes tone, problemet e saj. Ne nuk kemi gje ne dore per t'i zgjidhur, sepse ato i takojne popullit grek. Por, shqetesimi per njerezit tane, na ben qe te kemi ne tavoline dhe shqetesimin e shtetit grek. Jo vetem kaq, por ne traditen tone si komb, komshiut ne i jemi gjendur gjithmone prane, per te qare hallet me te. Ne darken e fejeses merrnin pjese dhe disa miq te familjes se vellait, me poste relativisht te larta ne Athine. E sic eshte tradita ballkanase, (qe duke ngrene, merren dhe me politike), ata me pyesnin miqesisht per Shqiperine dhe pa pritur pergjigjen, shpesh jepnin opinionet e tyre po vete, per vendin tone, per ekonomine, per turizmin, etj. Cka tregonte se ata ishin te mirinformuar per ecurine e ekonomise shqiptare, madje kishin vizituar dhe Shqiperine Jugore ne vere. Flisnin mjaft mire per ne, duke e krahasuar me vendin e qeverine e tyre. Ata fajesonin qeverite e veta ne vite, shpesh me nervozizem, per vonesa ne reforma dhe mungese vizioni, qe megjithese prej shume kohesh ne BE, ka nje numer shume te madh njerezish ne pune shteterore. Sot, ata perballen me shkurtime drastike, me privatizime, (gjithmone nese behen), cka duhej te ishte parashikuar dhe bere me kohe. Qeverite greke kane pasur kohen e nevojshme per ta bere kete pa dhimbje te madhe. Njeri nga te ftuarit bashkebisedues, me tha: "Ate qe ju kaluat ne vitin 1997, po mundohemi ta kalojme ne sot". Une nderhyra dhe bera nje sqarim qe 97 ishte gje tjeter. Sqarova se ajo ishte nje tentative per t'u kthyer edhe nje here pas. "Ne keto gjera filluam t'i bejme qe ne vitin 1992..." Nje gje te bie ne sy kur viziton Greqine, dyqanet bosh, lokalet bosh. Ne ato pak dite qendrimi atje, vura re nje frike per te nesermen qe te gjithe e ruanin brenda vetes. Miqte e mi greke futeshin dhe ne detaje qe ata kishin konstatuar gjate vizites ne Shqiperi dhe nga informacione te tjera. Te ne vijonin ata biseden: "Nuk gjen makina te medha dhe te shtrenjta aq shume sa te ju". Une nuk kisha vajtur me qellimin per te eksploruar Greqine dhe as gjendjen e saj, por biseda gjate darkes me miqte grek me beri te vemendshem ndaj ketyre gjerave. Ata flisnin me respekt per guximin dhe vizionin me te cilin kryeministri shqiptar po u ben balle ndikimit te efekteve negative te krizes se fqinjeve, ne ekonomine shqiptare dhe jo vetem, por edhe te nje pjese te politikes shqiptare. Atyre u benin pershtypje, investimet e pandalshme ne rruge dhe arsimimi i larte, permes formave te lehtesimit dhe te krijimit te mundesive te te gjithe atyre qe mbarojne shkollen e mesme, per te vazhduar me tej. Te dyja keto, investimi ne infrastrukture dhe dije, jane te rendesishme per zhvillimin e nje vendi, te dyja sjellin e mbartin me vete kulturen e nje kombi dhe po te dyja jane pararendese te zhvillimit. "Ai qe i ben keto ka kapur demin nga briret",- shpreheshin ata. Ata flisnin e flisnin pa pushim e ne fakt, nuk e fsheh, ndjehesha mire, sepse po flitej realisht mire per vendin tim e per kryeministrin e vendit tim. E do te ndjehesha njelloj edhe sikur ky kryeminister te mos ishte Berisha, mbiemrin e te cilit mbaj dhe une. Ndjehesha mire edhe per faktin se kjo behej nga perfaqesues te nje kombi, qe per hir te vertetes, kemi pasur histori jo te mira mes nesh. Gjate bisedes, nje nga miqte grek nderhyri e me tha: "Nga ju shqiptaret, degjoj ne media, qe flisni per krize ne vendin tuaj, madje pati dhe protesta te shumta per te rrezuar me dhune pushtetin, e deri atje sa dikush nga vendi juaj ka kerkuar te mos pranohet Shqiperia per te marre statusin e vendit kandidat, per ne BE. Por, a dini te dalloni ju shqiptaret, ndryshimin mes Shqiperise dhe Greqise se sotme. Te ky dallim ju do te vereni kush eshte kriza". Ne fakt, ngela i shtangur me kete analize. Ata ne kete tavoline nuk perfaqesonin shtetin grek, sepse ishte nje darke familjare mes miqsh, por ata dinin me shume se shume analiste e politikane tone, qe ne kete realitet shqiptar, shohin vetem zi. Une nuk them se te ne eshte "fushe me lule", ka shume per te bere, por nje gje vihet re, qe trendi yne eshte pozitiv dhe po sfidon krizat e vendeve te tjera. Gjate kthimit, ne avion, mendoja se kudo ne bote ka njerez te mire, qe te japin ate qe te takon dhe te vendosin ne ate vend qe ti meriton. E kete vend ti e siguron vetem me punen tende. Me qendrimin tone, me perfaqesimin tone dinjitoz, edhe si emigrante, edhe si qytetare, ne kontribuojme ne vleresimet per vendin tone. Une ndjehesha mire, edhe nga mbesa ime, qe ishte pjese e kontributit per kete vleresim. Ndersa per politikanet, ajo eshte zgjedhja e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›