Basha VS Rama, garë e zbehtë sondazhesh për Tiranën
03/05/2011 Anketimet e zhvilluara deri tani nuk japin imazh të qartë për fituesin
Kemi hyrë në javën e fundit të fushatës elektorale dhe ende nuk ka një sondazh të qenësishëm, i cili të përcaktojë trendin e fitores, të paktën për dy forcat e mëdha politike. Natyrisht, zgjedhjet lokale janë më specifike dhe është shumë e vështirë të bësh një sondazh në rang vendi, por në raport me vitet e shkuara sërish ka një zbehje të numrit të tyre. Dhe natyrisht, si në çdo zgjedhje, Tirana është ajo ku përqendrohet më shumë vëmendja e publikut. Deri tani kemi pasur disa iniciativa të vakëta dhe sondazhe interneti, por që gjithsesi nuk japin një informacion të saktë se nga anon peshorja për fituesin. I pari ishte studiuesi Eduard Zaloshnja, i cili më datën 18 prill prezantoi një sondazh, sipas tij të bërë me telefona, i cili shpallte fitues Edi Ramën me 52,6 për qind, në rast se votimet do të kryheshin më datën 17 prill. Në fakt, rezultati i marrë nga personat që i ishin përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes sipas vetë Zaloshnjës shkonte në 42,6 me 43,9 për Ramën, por më pas atyre që nuk kishin preferuar t’i përgjigjeshin pyetjes se për cilin do të votonin, u ishin bërë pyetje të ndërmjetme, që sipas Zaloshnjës kishin të bënin me Piramidën, apo çështje të tjera si këto. Në fund ishte nxjerrë rezultati prej 52 për qind. Por më datën 30 prill Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash nxori një tjetër sondazh. Sipas këtij sondazhi, i kryer në 500 persona me intervistim të drejtpërdrejtë, rezultonte fitues Lulzim Basha me 54,8 për qind të votuesve kundrejt 43,6 për qind që votonin Edi Ramën. Ndërkohë që për Hysni Milloshin kishin votuar 0.4 për qind e të anketuarve. Sondazhi ishte zhvilluar më datat 8 deri në 15 prill dhe korrespondonte pikërisht me ditët që ishte zhvilluar dhe nga Zaloshnja. Menjëherë pas këtij sondazhi në imeilet e gazetarëve mbërriti dhe një sondazh tjetër, këtë herë i zhvilluar nga Qendra për Emancipim dhe Zhvillim, e cila ishte përqendruar më së shumti te rezultatet e punës së Bashkisë së Tiranës. Pyetjet kishin të bënin me transparencën e buxhetit, nivelin e taksave, nga ku me një mesatare më shumë se 75% rezultonte se qytetarët ishin të pakënaqur me punët e Bashkisë. Por në këtë sondazh nuk ishin pyetur në lidhje me votën e 8 majit. Ndërkohë që sondazhe kryhen dhe në internet, ku ekzistojnë sajte krahas faqeve informative, në të cilat mund të votosh. Për shembull, gazeta “Shekulli” në sondazhin se kush i fiton zgjedhjet në Tiranë, nga rreth 5000 votues rezultonte 70% votonin Edi Ramën dhe 30% Lulzim Bashën. Ndërsa dje u shpërnda një tjetër sondazh i organizuar nga www.gazetajonë.com, ku rezultonte se nga rreth 29 mijë pjesëmarrës në sondazh, rreth 62 për qind e tyre votonin për Lulzim Bashën, ndërsa 38% votonin Edi Ramën.
KKS: Studentët votojnë për Bashën
Një tjetër sondazh ka prezantuar dje dhe Këshilli Kombëtar Studentor (KKS), i cili nxjerr fitues kandidatin e koalicionit të djathtë Lulzim Basha me 62 % të të anketuarve, kundrejt 36% që janë shprehur se do të votojnë Edi Ramën në Tiranë. Sondazhi është zhvilluar me 2300 studentë të universiteteve shtetërore dhe ato private që operojnë në Tiranë. Sipas kryetarit të KKS-së Qamil Dika, i cili ka prezantuar rezultatet e sondazhit, 38 % e studentëve e bazojnë formësimin e votës së tyre pikërisht në programin që kandidati ka prezantuar. 23 % janë bazuar tek imazhi i kandidatit, ndërsa 18 % votojnë duke u bazuar te partia që kandidati përfaqëson. Shumë pak prej tyre votojnë duke u bazuar te bindjet politike të prindërve apo te premtimet që ata kanë bërë. Sipas sondazhit, 61 % e studentëve ndihen të përfaqësuar në programin elektoral të Lulzim Bashës dhe vetëm 31% ndiejnë se përfaqësohen nga Rama. 4 % e studentëve të anketuar nuk besojnë tek asnjë prej programeve, por asnjë prej studentëve nuk e gjen veten të përfaqësuar nga Hysni Milloshi, kandidati i Partisë Komuniste.
Lulzim Basha
Deri në mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha kishte regjistruar rreth 270 mijë përkrahës në “Facebook”. Burime nga stafi i Bashës shprehen se deri ditën e votimit, nëse ecet me këto ritme, shifra mund të arrijë deri në 300 mijë përkrahës
Edi Rama
Edi Rama ka regjistruar 115 mijë përkrahës deri ditën e djeshme në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Gjithsesi, ritmi i shtimit të përkrahësve është disi më i pakët se ai i kandidatit rival, i cili që tani regjistron më shumë se dyfishin e kundërshtarit të tij.