Seancë anatomie për “Dashurin녔
03/05/2011 E kanë quajtur seancë anatomie teatrale dhe ia kushtojnë premierës më të re që po ngjitet këto ditë në skenën e Teatrit Kombëtar.
Pasditen e 4 majit do të ndajnë së bashku me të pranishmit “Laboratorin” e shfaqjes “Dashuri e hidhur”.
Takimi i kushtohet komunitetit të studentëve, aktorëve, regjisorëve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin prapaskenat e një spektakli dhe dëshirojnë t’i afrohen një mënyrë tjetër pune. Kjo seancë do të drejtohet nga regjisori i “Dashuri e hidhur”, artisti italian Carlo Bruni.
Regjisori, aktorët dhe teknikët e këtij produksioni për disa orë do të rrëfejnë historinë e kësaj vënieje në skenë, duke i ofruar të ftuarve mundësinë e të parit nga afër dhe me hollësi të metodës se si u realizua kjo premierë.
Sipas organizatorëve, kjo nuk do të jetë një konferencë teorike, por janë zgjedhur disa fragmente nga shfaqja, duke i analizuar në perspektiva të ndryshme: tekstin, aksionin, muzikën, ndriçimin, hapësirën. Ata vërejnë se kjo është një mënyrë për t’i ofruar profesionistëve të sektorit, por edhe medies dhe të apasionuarve, një instrument më shumë për t’u njohur dhe për të shkëmbyer eksperiencat. Aktiviteti organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.