Wollfarth 8 Maji i rendesishem shqiptaret te behen pjese e zgjedhjeve
Kryetari i prezencës së OSBE-së, Ambasadorit Eugen Wollfarth, zhvilloi sot një takim me Presidentin, Bamir Topi. Pas takimit ai deklaroi për median se rëndësi për këto zgjedhje ka pjesëmarrja në votimeve e sa më shumë qytetarëve shqiptarë.
"Jemi në pritje të Ditës së Zgjedhjeve më 8 Maj, e cila shënon ditën e zgjedhjeve vendore. Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, të cilët do të zgjedhin ata që do t'u ofrojnë atyre shërbime në bashki e komuna. Do të jetë shumë e rëndësishme që qytetarët, burra e gra, të shkojnë e të votojnë, ta hedhin fletën e votimit e të demonstrojnë besim te sistemi, të kërkojnë shërbime pas ditës së zgjedhjeve dhe të ndjekin me vëmendje programet që kandidatët dhe ekipet e tyre kanë për të ardhmen e bashkive e komunave. Shërbimi për vendin fillon duke u shërbyer qytetarëve aty ku ata jetojnë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm gjatë 20 vjetëve të fundit pas ardhjes së demokracisë dhe nuk ka asgjë që ta pengojë në të ardhmen nëse qytetarët japin kontributin e tyre”, tha Ambasadori Wollfarth.
I pyetur nëse janë të nevojshme masat e marra nga KQZ-ja sa i përket miratimit të vulave rezervë apo vendimet e tjera që mund të merren për komisionerë rezervë në rast se disa komisionerë largohen Ambasadori Wollfarth deklaroi se qytetarët duhet të kenë besim se përgatitjet po shkojnë mirë.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që marrin përsipër detyrën për të shërbyer në qendrat e votimit dhe në komisione, t'u shërbejnë vërtet qytetarëve dhe të qëndrojnë në postet e tyre gjatë gjithë procesit zgjedhor. Duhet forcuar besimi, kështu që edhe njerëzit duhet të besojnë se mund ta hedhin votën e tyre kur shkojnë në qendrat e votimit. Për fat të keq, në të shkuarën ka pasur raste kur disa komisionerë janë larguar nga qendrat e votimit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë përsëri dhe, nëse ndodh, duhet të korrigjohet dhe mendoj se është shumë mirë që po bëhen përgatitjet e duhura për këtë”, deklaroi Ambasadori Wollfarth.
Ambasadori Wollfarth u shpreh lidhur me standartet e pritshme të zgjedhjeve se Shqipëria i ka të gjitha mjetet, përgatitjet po bëhen siç duhet, kështu që vendi, duke filluar nga kandidatët dhe qytetarët, mund t'i arrijë standardet. E rëndësishme është që të ekzistojë vullneti politik dhe vullneti politik nuk është diçka që u delegohet vetëm partive. “Me vullnet politik kemi parasysh edhe vullnetin politik të qytetarëve dhe komisionerëve për t'i shërbyer vërtet vendit”.