E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Vizat asnje kriter per udhetimet ne Schengen

19-11-2010 / Gazeta 55

Gjate nje bashkebisedimi qe zhvilloi sot me nxenesit e gjimnazit Andon Zako Cajupi ne Tirane mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Schengen ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi se vendimmarrja e institucioneve te Bashkimit Europian erdhi pas realizimit me rigorozitet te plote te detyrave te percaktuara. Duke nenvizuar se kryerja e detyrave te percaktuara ne udherrefyesin e Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave kerkonte perqendrim energji burime financiare e mbi te gjitha kerkonte vullnet te hekurt Basha u shpreh se Shqiperia realizoi ne dy vite nje volum pune te cilin vendet e tjera e kryen per 40 vjet.
Duhet te ndiheni krenare me vendin tuaj me prinderit tuaj me te gjithe ata taksapagues shqiptare me punonjesit e administrates publike sepse per dy vjet ata bene te mundur ate qe vendet e tjera e kishin bere per 40 vjet dhe e bene te mundur vetem ne saje te reformave dhe perpjekjeve pa mik pa hater pa kopjim prandaj le tu themi faleminderit per realizimin e reformave qe bene te mundur heqjen e vizave- iu drejtua gjimnazisteve ministri i Brendshem Lulzim Basha. Basha ftoi te rinjte te bashkepunojne ne fushaten e informimit te qytetareve shqiptare mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Schengen. Edhe ne kete takim ne pergjigje te pyetjeve te te rinjve Ministri Basha shpjegoi se per te udhetuar ne hapesiren Schengen qytetaret shqiptare duhet te jene te pajisur me pasaporte biometrike te marrin masat e nevojshme qe te jene ne mirebesim me autoritetet e vendeve te BE ku do te udhetojne te respektojne afatet e qendrimit 90 dite ne cdo 6 muaj dhe te mos keqperdorin mundesine e levizjes se lire per te shmangur penalitetet e percaktuara ne rast te shkeljes se rregullave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›