Basti i dyfishte i kancelares se BE-se
Euro projekti me i guximshem dhe me ambicioz i Bashkimit Europian eshte ne rrezik. Ndarjet mes lidereve te BE-se dhe paaftesia e tyre per te stabilizuar monedhen e vetme kane cenuar reputacionin e BE-se. Lajm i mire eshte se duke u shfaqur nje lider i ri i Bashkimit Europian tash eshte kancelaria gjermane Angela Merkel qe vendos rendin e dites per debat. Nje lajm i keq eshte se disa nga politikat e perkrahura nga Gjermania mund te beje me shume dem sesa dobi.
Insistimi gjerman ne nevojen per nje mekanizem per zgjidhjen e krizes perfshin nje humbje per mbajtesit e obligacioneve te qeverise cka ka frikesuar investitoret duke e bere me te shtrenjte per Irlanden dhe Portugaline kerkesen per hua ne para dhe mundesine e nje hipoteze shpetimi keto dy vende.
Por ne qofte se Merkel ne njeren ane eshte i pergatitur per te ndihmuar vendet ne krize te eurozones nga ana tjeter duhet te beje llogarite me dy probleme ne frontin e brendshem. Nje eshte ligjore Gjykata Kushtetuese gjermane mund te vendose kunder futjes se nje mekanizmi per shpetimin e perhershem sepse do te shkelte rregullat traktatet e sanksionuar ne BE qe ndalon cdo pakete shpetuese. Merkel deshiron te ndryshoje traktatet per te lejuar futjen e ketij mekanizmi. Ajo gjithashtu ka nje problem politik Bundestagu mund te refuzoje te vije ne shpetim te vendeve te falimentuara nese kreditore private nuk marrin pjesen e tyre te sakrifices. Merkel kerkon qe edhe partnere te tjere te BE-se te pranojne kete parim. Ndoshta kancelaria gjermane ne fund do te fitoje.
Me problematike eshte kerkesa gjermane per te shkarkuar edhe mbi mbajtesit e obligacioneve te kursimeve peshen e shpetimit. Qeverite qe kane probleme ne marrjen e kredive BQE dhe qeveria britanike kane paralajmeruar qeverite qe insistojne ne kete parim ne nje kohe kur tregjet jane te frikesuara cka do te lekunde investitoret. Dhe eshte sa ka ndodhur ne disa kryeqytete jane ankuar se udheheqesit gjermane nuk i kuptojne tregjet.
Autoritetet gjermane nuk jepen dhe thone se eshte e mire ne qofte se tregjet imponojne disipline per huamarresit. Megjithate tani politikat ekonomike gjermane heqin lirine e levizjes ne vendet e tjera. Nese Gjermania zgjedh rrugen e ashpersise Franca dhe Italia riskojne te shikojne perhapje nese nuk pershtatet. Dhe nese Gjermania do te zgjedhin rrugen e ashpersi nga 2016 kerkesa per te permbushur barazimin e nje buxheti te balancuar ne perputhje me Kushtetuten.
Trendi i deflacioni mund te perhapet ne te gjithe zonen e euros. Ne Gjermani mbreteron mendimi mbi kujdesin e nevojshem per zonen e euros dhe ne qofte se vendet ne nevoje do te vijojne ne shkurtimin e shpenzimeve dhe do te fillojne reformat strukturore drastike ekonomite e tyre do te rriten. Pjesa tjeter e evropianeve ne pergjithesi mendon se kriza do te zgjase per aq kohe sa ne eurozone do te mbetet ne kembe ne zhbalancimeve te medha strukturore brenda saj
Gjermania dhe vende te tjera ne zonen euro kane nje kerkese te ngadalte te brendshme por kane nje teprice ne bilancin e jashtem vendit kurse vendet e periferise se euros kane nje rritje te ulet dhe nje deficit ne bilancin e jashtem me perjashtim te Irlandes. Nuk eshte thene se Gjermania do te jete ne gjendje per te marre gjithcka qe ajo deshiron.
Disa nga shtetet me te vogla nuk e shohin mire diktatin e Berlinit te bashke-nenshkruar nga Parisi zyrtar. Cfare do te ndodhte nese nje parlament kombetar do te bllokonte ndryshimin e Traktatit Vendet e vogla nuk pelqejne as faktin qe Parisi dhe Berlini duan te minimizojne rolin e Komisionit Europian mbrojtes tradicionale e te vegjelve ne mekanizmat e shpetimit te eurozones. Ne qofte se strategjia e tanishme gjermane per sherimin e te keqijat e euros do te rrezohet Merkel do te duhet te perballet me nje revolte.
Drejtor i Centre For European Reform. Editorialist i gazetave britanike Financial Times dhe The Guardian