E Diel, 1 Nëntor 2026

Pleqeria te ben ti kuptosh me mire njerezit

19-11-2010 / Gazeta 55

Princi Karl

Ne vitin 1983 Princi kishte bere kete deklarate qe eshte ne titullin e ketij kreu te librit. Princi Karl ishte atehere ne muzgun e jetes se tij. Ishte teper i hidheruar. Here-here shfaqte mendime per cka behet ne kete bote. Ne shenimet e tij Alfred Bastieni kujton per shembull nje dreke te organizuar ne vitin 1941 ku flitej posacerisht per ceshtje te ligjeve te Bruumlck-ut. Gjate bisedes baroni Gofineacute qe ishte besimtar thoshte se cdo gje i duhej lene ne dore providences dhe ai ishte kunder cdo nderhyrjeje tjeter. Bastieni nxjerr ne pah ne kujtimet e veta se gjithkush ishte i atij mendimi qe permblidhej ne formulen bdquo Ndihmo veten qe Qielli te te ndihmoje.
Andreacute de Staercke shkruan mbi kete ceshtje bdquo Nuk je fetar pa qene i zhveshur nga shqetesimet. Ai pranonte ne menyre te vagelluar nje arsyetim te pergjithshem te perhapur kudo qe e bente te besonte ne Zotin ne atrologjine dhe ne endrrat. Ndermjet te vdekurve dhe te gjalleve ai mendonte se ekziston nje kungim apo njefare bashkesie ndjenjash. Ai shton se Princi thoshte se ata te vdekurit na mbeshtesin ne mendimin qe na mban lidhur me ta. Ata jane si pika orientimi. Ju ndihmojne per te perballuar jeten 363 .
Princi Karl vdiq te merkuren me 1 qershor 1983. Ne kohen e vdekjes askush nuk iu gjend prane per ta ruajtur e per tu lutur. Askush nuk mund te njohe mendimet qe i kalonin per zemer ne kohen e oreve te fundit. Kur po e fusnin ne arkivol ne kliniken Sacreacute-Coeur ne Ostende nje infermiere arriti gjersa te bente nje si gallate te trashe e te pavend per cizmet e tij teper te medha.
Sipas kerkese se hapur te mbretit Boduin u organizuan funerale kombetare. Belgjika u kujtua befas per Princin e saj dhe per devotshmerine ne dobi te vendit dhe te monarkise. Pervec anetareve te vjeter te personelit te shtepise nje numer personalitetesh vijne per ti bere homazhe si ministri i Drejtesise Jean Gol. Pastaj Princi Karl u cua menjehere ne sallonin Le penseur te pallatit mbreteror ku nje numer bashkatdhetaresh do te vinin per ti bere homazhet e fundit.
Wilfried Martens Kryeminister ne ate kohe me ka treguar se kishte ruajtur ne kujtese keto ngjarje. Ne emer te qeverise ai mbajti pas vdekjes kete ligjerate
Ka vdekur princi Karl Konti i Flandres. Qeveria kujton ne nje rrethane te trishte si kjo rolin qe Princi ka luajtur per te siguruar vazhdimesine dhe qendrueshmerine e institucioneve tona.
Djali i dyte i mbretit Albert dhe i mbretereshes Elisabete nuk ka zene ne jeten kombetare vecse nje vend te thjeshte gjer ne castin kur ngjarje te hidhura e te renda per vendin e vune teresisht ne dobi te tij. Ne shtatorin e vitit 1944 ne kohen e clirimit te vendit tone prej ushtrive aleate Madheria e Tij mbreti Leopold dhe familja e tij ishin ne duart e armikut ne Gjermani.
Ne perputhje me Kushtetuten te dy Dhomat para pamundesise se sovranit per te qeverisur menduan si zgjidhje e domosdoshme Regjencen.
Princi Karl ishte i percaktuar natyrisht per te ushtruar kete detyre. Pergjate afersisht gjashte viteve ai u vu ne krye te shtetit me dinjitet te madh. Regjenca koincidoi me detyra te shumta qe duhej te perballonin belget per te perteritur vendin nga rrenojat per te ngritur ekonomine per ti siguruar Belgjikes vendin e saj ne arenen nderkombetare. Per te jetesuar keta objektiva devotshmeria e Regjentit ka qene nga me veprueset. Ai misheroi me perkushtim te rralle traditen e madhe ne sherbim te se ciles u vu pa u lodhur dinastia jone.
Ne vitin 1950 Princi Karl e la detyren e tij me modesti shembullore.
Kombi do te kujtoje me mirenjohje sherbimet e tij te cmuara dhe historia do te konsakroje kujtimin per te. Analet parlamentare Sesioni i zakonshem l82-1l93 f. 2495.
Me 6 qershor nje perkujtim i jashtezakonshem u be ne te dy dhomat. Ne keto seanca ishte i pranishem edhe sovrani i tanishem ne ate kohe Princi i Liezhit dhe senator i se djathtes. Te gjitha grupimet politike ishin te perfaqesuara gjeresisht me perjashtim ndash per arsye parimore - te Volksunise dhe te Vlaams Blok-ut. Presidenti i Dhomes Jean Defraigne u shpreh se Princi Karl e mbajti betimin e tij Ti sherbente kombit me ngulm me autoritet dhe me kompetence ne rrethana posacerisht te veshtira. Presidenti i Senatit Edward Leemeans kujton nga ana e tij se Princi Karl qendroi i paperkulur pergjate disa viteve nga me te veshtirat e me te turbullat e historise se Belgjikes.
Me 7 korrik 1983 ish-Regjenti u varros me nderimet kombetare. Ne krye te arkivolit prej abanozi ishin tre nenoficere te Regjimentit I te Udherrefyesve ne te cilin ishte pjesetar i ndjeri. Ata mbanin jasteke me dekoratat e Princit. Ne anet e makines se varrimit marshonin gjeneral-lejtenanti Liebens komandanti i distriktit ushtarak mareshali Herman Dehennin kryetari i Gjykates se Kasacionit Legros si edhe nenkryeministri Jean Gol presidenti i Dhomes Jean Defraigne gjeneral-lejtenanti Gysemberg shefi i Shtatmadhorise se Pergjithshme Prokurori i Pergjithshem i Gjykates se kacionit Krings nenkryeministri Charles- Ferdinand Nothomb Kryeministri Wilfried Martens dhe presidenti i Senatit Edward Leemans.
Celebrimi eukaristik u be ne Saint-Jacques-sur-Coudenberg nen drejtimin e kardinalit Godfried Danneels. Ishin te pranishem edhe kleriket e larte kardinali Leo-Joseph Suenens kryepeshkop i Malines- Bruksel Mons.Emiel-Jozef De Smedt peshkop i Bryzhit Mons. Guillaume-Marie van Zuylen peshkop i Liezhit dhe Mons. Bernard Vanden Berghe dekani i katedrales Saint-Michel-et- Gudule te Brukselit.
Ndermjet te ardhurve te nivelit me te larte nga jashte mund te permendet vecanerisht prania e princit Bernhard te Vendeve te Uleta dhe gjenerali Mouley Asis Alaoui i Shtepise mbreterore te Marokut. Selia e Shenjte perfaqesohej nga kryepeshkopi Guido del Mestri ambasador i Papes ne Bon.
Familja mbreterore belge eshte thuajse e plote. Vetem mbreti Leopold mungon. Koha nuk mundi dot te qetesoje te gjitha plaget por pese nga te gjashte femijet e tij jane megjithate ne kete ceremoni mortore Dukesha e madhe Joseacutephine- Charlotte e shoqeruar nga Duka i Madh Jean i Luksemburgut mbreti Boduin dhe mbreteresha Fabiola Princi Albert dhe Princesha Paola Princi Aleksander dhe Princesha Marie-Esmeralda.
Po ashtu jane ne funeral femijet e ciftit te tanishem mbreteror Princi Philippe princesha Astrid dhe Princi Laurent si edhe Princi Victor-Emmanuel dhe Princesha Maria- Gabriela femijet e Mbretereshes Marie-Joseacute. Gjithashtu jane te pranishem Princi Charles-Christian i Habsburg- Lorenes Princesha Marie- Luxembourg Princi Michael dhe Princi Pjeter i Jugosllavise.
Mbreti Leopold u vu reacute si i munguari i madh i kesaj zije. Asnje komunikate zyrtare nuk doli nga ana e tij. Disa muaj para vdekjes Princi Karl u orvat edhe njehere qe te pajtohej me te vellane. Por kjo percapje nuk pati perfundim . Nga cduket edhe perafria e perjetesise nuk ndikoi ne kapercimin e kundershtive ndermjet te dy vellezerve.
Vecse bash per kete perjetesiacute princi Karl u varros ne kripten mbreterore te kishes Notre-Dame te Laekenit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›