Perplaset per vdekje nje 46-vjecar shoferi shkon ne polici
KUKES - Aksidentohet me vdekje nje 46-vjecar banor i qytetit te Kukesit. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne kantierin e punes ne fshatin Kolsh ne segmentin ne ndertim te autostrades se re. Viktima Ardian Hallaci u perplas nga nje automjet teksa kishte dale per te kontrolluar nje defekt ne makinen e tij. Ne kete kohe 46-vjecari eshte perplasur nga nje automjet tjeter qe vinte me shpejtesi. Pas aksidentit drejtuesi Agim Morina 41 vjec nga Hasi eshte dorezuar ne polici. Nderkohe ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu per hetuar ne lidhje me ngjarjes. Edhe pse Hallacit i eshte dhene ndihma e pare ai nuk ka mundur qe te mbijetoje.
Aksidentoi me vdekje dy gra vetedorezohet Tivari
KAVAJE - Vetedorezohet autori i aksidentit te mbremjes se dy diteve me pare ne Kavaje. Bledar Tivari 28 vjec i cili perplasi dy gra eshte vetedorezuar mengjesin e djeshem ne Policine e Durresit. Sic eshte mesuar qe me pare Tivari aksidentoi me makinen e tij tip Golf dy grate me emrat Hasa Xhanin dhe Valentina Larushin perkatesisht 64 dhe 41 vjec. Ato ishin duke kaluar rrugen kur jane perplasur nga makina qe u ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas aksidentit Tivari u largua nga vendngjarja. Sic eshte mesuar nga policia ne momentin e vetedorezimit Tivari ka qene ne gjendje te rende psikologjike.
19 Nentor 2010