E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i NATO-s Berisha Shqiperia mbeshtet konceptin e ri strategjik te Aleances

19-11-2010 / Gazeta 55

Nisi sot zyrtarisht punimet Samiti i krereve te shteteve e qeverive te vendeve anetare te NATO-s i cili po zhvillohet ne Lisbone Portugali ku do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances. Ne kete Samit pervec kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare ishin te ftuar dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian si Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Ne fund te ketij takimi kryetaret e shteteve dhe qeverive te 28 vendeve anetare te NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik te Aleances. Kryeministri Berisha ne fjalen e mbajtur ne Samit shprehu mbeshtetjen e plote te Shqiperise per dokumentin e rendesishem te Konceptit te ri Strategjik reformimit me te thelle dhe me te avancuar te NATO-s rolit dhe misionit te saj ne shekullin e 21-te. Me tej kryeministri Berisha vleresoi rolin vendimtar te NATO-s ne ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan si dhe i garantoi vendet anetare se Shqiperia do te vijoje te marre pjese aktivisht dhe te mbeshtese te gjitha operacionet e Aleances ne sherbim te paqes dhe sigurise euro-atlantike e me gjere. Kryeministri theksoi se Shqiperia e konsideron vazhdimesine e zgjerimit te Aleances me anetare te rinj ne rajon si nje zhvillim shume te rendesishem per sigurine e rajonit tone mbetet e vendosur te jape kontributin e saj ne kete proces. Kreu i qeverise shqiptare u shpreh se edhe gjate ketij viti Shqiperia ka ridimensionuar ne proporcion me mundesine kontributin ne Afganistan dhe po punon per ta rritur edhe me tej ate. Jemi te vendosur te reformojme dhe konsolidojme forcat tona te armatosura per tju pergjigjur dhe marre pjese ne misionet e NATO-s kudo qe ajo te kete nevoje- u shpreh kryeministri Berisha.

Takimi i krereve te NATO-s/Udheheqesit boterore mblidhen kete jave ne Lisbone per takimin e NATO-s pritet te diskutojne mbi te ardhmen e Aleances rolin e saj ne bote dhe marredheniet me Rusine. Aleanca po perpiqet te ripercaktoje misionin e saj ndersa hyn ne dekaden e dyte te Shekullit 21. Ushtaret e NATO-s ne Afganistan. Aleanca me e suksesshme ushtarake e botes e ka lidhur reputacionin e saj me kete konflikt. Forca Nderkombetare e Sigurise e NATO-s ose ISAF ka me teper se 130 mije trupa nga te 28 vendet anetare. Shumica e tyre jane amerikane dhe Jonathan Eyal i Institutit Mbreteror te Londres thote se e ardhmja e NATO-s varet nga udheheqja amerikane. Udheheqesit pritet te diskutojne per denimin kohet e fundit te sulmeve te NATO-s ndaj militanteve te dyshuar. Presidenti afgan Hamid Karzai i ka denuar sulmet gjate nates per te cilat ai thote se po minojne mbeshtetjen afgane per luften. Ne takimin e Lisbones po ashtu mund te diskutohet nje plan per ti dhene fund misionit luftarak ne Afganistan deri ne vitin 2014. Ne rendin e dites eshte edhe Rusia. Presidenti rus Dmitri Medvedev do te marre pjese ne takim. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se Rusia dhe NATO do te bashkepunojne ne Afganistan. Marredhenia e Rusise me NATO-n filluan ne vitin 1989 pas renies se Murit te Berlinit. Koncepti i saj i ri i Strategjise synon ta pozicionoje Aleancen ne shekullin e 21-te dhe thekson si perparesi sigurine kibernetike dhe mbrojtjen nga raketat. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se takimi i Lisbones do te jete historik se ai do te tregoje per nje Aleance te re dhe te modernizuar ndersa kalon nga nje strukture ushtarake ne nje qendrim me mbrojtes syte do te jene tek Afganistani. Deshtimi atje ose perceptimi i dobesise mund ta demtoje NATO-n dhe aspiraten e saj ne te ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›