Basha apo Rama kryetar bashkie? KQZ nis mbledhjen

Mbledhja që po zhvillohet në këto momente, po miraton dhe po vendos mbi animimet e partive në një sërë qendrash votimi në të gjithë vendin.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi socialist në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që Komisioni të publikonte rezultatet për të 11 njësitë bashkiake për Bashkinë e Tiranës.
Basha apo Rama kryetar bashkie? Sot vendimi final
Tiranë (08:24)– Kush do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës? Edi Rama apo Lulzim Basha? Kjo është pyetja që sot e bëjnë shqiptarëve.
Numërimi i fletëve të votimit përfundoi të shtunën, kur kandidati i opozitës, Edi Rama, me sa u tha jo zyrtarisht, mori 10 vota më shumë në një garë të vështirë ku fituesit nuk u mor dot vesh as në fletën e fundit të numëruar.
Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë për kreun e ri të bashkisë pas shqyrtimit të dokumentacionit të KZAZ-së dhe qendrave të votimit.
“Aktualisht, rezultati paraprak rezulton i pakuptimtë, pasi kandidatët u ndanë me një rezultat fare të ngushtë, flitet për 10 vota plus në favor të Ramës, por është njerëzore që të ketë edhe gabime gjatë hedhjes së rezultatit. KQZ po verifikon edhe njëherë procesverbalet e të gjitha qendrave të votimit në Tiranë”, tha mbrëmjen e shkuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arti Lushi.
Partia Demokratike nga ana e saj pretendon se shumë vota në favor të Bashës janë nxjerrë të pavlefshme. Gjithsesi, sot në mbledhjen e orës 10:00, KQZ-ja do të marrë vendimin përfundimtar për kreu që do të drejtojë bashkinë më të madhe në vendet në katër vitet e ardhshme. /S.Ll/Start/
2011-05-15 10:40