Ndahet nga jeta aktorja Ferial Alibali

Znj. Ferial Alibali lindi në qytetin e Lushnjës në vitin 1933. Në moshën 19 vjeçare ajo filloi karrierën e saj artistike në Teatrin Profesionist të Korçës.
Ndërsa nga vitit 1953 e deri më 1975 Ferial Alibali aktroi në Teatrin Kombëtar të Tiranës, ku interpretoi mbi 50 role të ndryshme, ndër të cilët spikasin rolet e Zogës, Nastjas, Drandes, Mirës, Hajries, Nicës, etj. Ajo ka interpretuar gjithashtu role të shumta në filmat artistike shqiptare të kohës.
Por mbas vitit 1975 jeta artistike e Ferial Alibalit u ndërpre për shkak të dënimit politik të bashkëshortit të saj nga ana e regjimit të kohës. Për meritat dhe veprën e shquar artistike, Ferial Alibali është dekoruar nga Presidenti i Republikës me disa urdhra dhe medalje. Varrimi i aktores se shquar Alibali është sot, më datën 15 maj 2011, ora 13.00. /Start/
2011-05-15 11:10