E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha dhe 50 qytetar tur takimesh me kreret e BE-se

Bruksel 17 dhjetor NOA-Ministri i Brendshem Lulzim Basha sebashku me 50 qytetare pjesa me e madhe studente udhetuan per here te pare ne kushtet e levizjes se lire per shqiptaret ne zonen Shengen ne datat 15-16 dhjetor 2010.

Takimi i pare u zhvillua me Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit Pierre Mirel Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte ne Komisionin per eshtjet e Brendshme Luigi Soreca dhe perfaqesuesin e presidences belge te BE Melcior Wathelet.

Kemi vendosur ne menyre te njezeshme per liberalizimin e vizave dhe kjo eshte nje prove e mirebesimit qe Europa ka per Shqiperine. Shfrytezojeni ne menyren me te mire kete liri levizjeje mesohet te jete shprehur Mirel gjate takimit.

Duke shprehur falenderimin per mbeshtetjen qe institucionet e Bashkimit Europian i dhane procesit Ministri i Brendshem Lulzim Basha theksoi se me levizjen e lire dimensioni i risiguruar europian i shqiptareve do te sjelle nje kontribut pozitiv te

kombit shqiptar per Europen.

Ne nje nga sallat e punimeve te parlamentareve europiane ne Bruksel u zhvillua edhe nje videokonference ku u mundesua nje lidhje e drejteperdrejte me Strasburgun.

Vizitoret nga Shqiperia komunikuan ne kete menyre me Komisionerin per Zgjerimin te Bashkimit Europian Stefan Fule Presidentin e Parlamentit Europian. Jerzy Buzek Kryetarin e Delegacionit per Ballkanin ne Parlamentin Europian Eduard

Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack e Tanja Fajon.

Data 16 Dhjetor nisi me nje takim te posacem me Komisioneren per eshtjet e Brendshme te Bashkimit Europian Cecilia Malmstrom.

Udhetimi i 50 qytetareve shqiptare vijoi ne Rome ku u priten ne takim nga Ministri i Jashtem i Italise Franco Frattini nje nga personalitetet me te rendesishem te Bashkimit Europian qe ka mbeshtetur fuqimisht liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare.

Ky komunikim vjen nepermjet nje deklarate per mediat dhene nga zedhenesi i ministrise se Brendshme Fatmir Konja.

a.y/ NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›