Kandidatet shmangin njeri-tjetrin per debat ne TV
Debatet televizive qe jane edhe tipari kryesor i nje fushate elektorale duket se edhe kete here do te mungojne mes dy kandidateve per Bashkine e Tiranes. Edhe kete here si ne zgjedhjet e 2007-s nuk do te kemi nje perballje televizive mes Edi Rames dhe rivalit te tij qe kete here eshte Lulzim Basha. Ne fakt mungesa e nje debati televiziv do ti beje ata qytetare qe jane ne dileme per te votuar ose jo edhe me te paqarte per te pasur nje alternative per te dhene voten e tyre. Edhe faktori nderkombetar ka kerkuar nje debat televiziv mes dy kandidateve kryesore te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Ambasadori i SHBA-se pak dite me pare ne nje deklarate te tij publike theksoi se nese per Bashkine e Tiranes do te garojne Rama e Basha te dy kandidatet duhet te perballen ne nje debat televiziv. Tashme ka rendesi qe partite te bashkepunojne me KQZ-ne per mosmarreveshjet qe dalin dhe do te ishte mire qe kandidatet qe garojne per Tiranen te perballen ne nje debat televiziv tha ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu.