E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha diskuton aplikimin në BE me zv.min e jashtëm cek

Ministri i jashtëm, Lulëzim Basha priti sot në një takim zyrtar zv.ministrin e jashtëm cek, Tomas Pojar me të cilin diskutoi koordinimin e veprimeve ndërmjet Presidencës çeke të BE-së dhe Shqipërisë për aplikimin si vend anëtar i BE. 

TIRANE- Ministri i jashtëm, Lulëzim Basha priti sot në një takim zyrtar zv.ministrin e jashtëm cek, Tomas Pojar me të cilin diskutoi koordinimin e veprimeve ndërmjet Presidencës çeke të BE-së dhe Shqipërisë për aplikimin si vend anëtar i Bashkimit Europian. Në takim ministri Basha theksoi se aplikimi për vend anëtar dhe liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët shqiptarë janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare dhe të politikës së jashtme, ndërsa vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen nga ana e presidencës ceke në këto dy drejtime.
Duke e konsideruar gjashtëmujorin e Presidencës Çeke të BE-së, si periudhën më të përshtatshme për Shqipërinë për të aplikuar për vend anëtar, Ministri Basha dhe Zv. Ministri cek Pojar vlerësuan se është mjaft i rëndësishëm koordinimi i hapave të mëtejshëm diplomatikë për të realizuar aplikimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Për këtë arsye, palët ranë dakort që në javët e ardhshme dy vendet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm e intensiv.
Gjithashtu Zv. Ministri i jashtëm cek shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO ne Samitin e ardhshëm të aleancës në Strasburg. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›