E Diel, 1 Nëntor 2026

PS,Manjani: Qeveria është rreshtuar me shkelësit e ligjit

Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë për sulmet ndaj Prokurorisë dhe organeve të pavarura të drejtësisë me qëllim për të mbrojtur atë që PS e cilëson, krimin shtetëror të Gërdecit dhe korrupsionin qeveritar. 

TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë për sulmet ndaj Prokurorisë dhe organeve të pavarura të drejtësisë me qëllim për të mbrojtur atë që PS e cilëson, krimin shtetëror të Gërdecit dhe korrupsionin qeveritar.
Sekretari juridik në PS, Ylli Manjani theksoi sot se Partia Socialiste mbështet Prokurorinë dhe kjo është një mbështetje për gjithë shqiptarët që duan drejtësi.
“As formalisht Berisha nuk pati kurajon që t’i kërkonte falje banorëve të Gërdecit, përkundrazi rrjeshtoi të gjithë zëdhënësat në televizor, për të sharë e shpifur ndaj prokurorisë dhe drejtësisë”theksoi Manjani përpara gazetarëve.
Ndërkohë PS akuzon qeverinë duke theksuar se është rreshtuar në anën e atyre që shkelin ligjin dhe mbrojnë korrupsionin shtetëror. “Sali Berisha dhe qeveria e tij, të gjendur tashmë në panik elektoral, mbrojnë me pasion korrupsionin dhe krimin shtetror. E thënë kjo në një kontekst elektoral, Sali Berisha kërkon votat e shqiptarëve për të vjedhur dhe për të kryer krime shtetërore si ajo që bëri në Gërdec”deklaroi Manjani. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›