E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbimi valutorë, Euro dhe dollari pësojnë rënie

Në tregun e këmbimit valutorë është parë një rënie e euros dhe dollarit. Kjo gjë ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e valutrës pak ditë më parë. Kështu valutat janë dobësuar me 1.5 lekë. 

TIRANE- Euro dhe dollari kanë pësuar rënie sot në tregun e këmbimit. Pas javëve të tjera revansh kundrejt lekut, valutat janë dobësuar me rreth 1.5 lekë. Në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 100.8 lekë dhe shitet me 101.3 lekë, ndërsa euro këmbehet me 130.8 lekë në blerje dhe me 131.3 lekë në shitje. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se rënia e monedhës amerikane ka ndodhur për shkak të ecurië së bursave. Në këto të fundit, euro është kuotuar me 1 dollar e 29 cent. Ndërsa dobësimi I euros është shkaktuar nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit. Mësohet se institucioni mbikëqyrës bankar ka shitur në sasi të konsiderueshme valute, për të ekulibruar deri diku ofertë-kërkesën dhe për të frenuar një zhvlerësim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, lekut.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›