Zgjedhjet, mbledhja e parë e komisionit ad hoc
Në mbledhjen e parë të komisionit të posacëm për zgjedhjet e 28 Qershorit u zgjodh kryetari si dhe u përcaktua axhenda që do të vijojë në mbledhjet e mëtejshme.Te premten priten raportime nga Ministria së Brendshme
TIRANE-Komisioni parlamentar ad hoc ka nisur sot nga puna duke zhvilluar mbledhjen e parë për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Ngritja e komisionit u votua në parlament në seancën e 12 marsit të këtij viti. Në mbledhjen e tij të parë me propozim të kryetarit Ilir Rusmali, është zgjedhur Arjan Madhi në postin e sekretarit të Komisionit. Përfaqësues të partive politike PS dhe PD tha se në axhendën e punës së komisionit do të jetë marrja e informacioneve të vazhdueshme nga Komisioni i Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme lidhur me administrimin e procesit zgjedhor dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Në ditët në vijim sipas kryetarit Rusmali do të zhvillohen seanca dëgjimore me përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Nderkohe zv/kryetari i komisionit ad hoc për zgjedhjet parlamentare të qershorit Kastriot Islami tha se puna e komisionit do te fokusohet te infrastruktura zgjedhore, por komisioni nuk ka asnje pergjegjesi për këtë infrastrukturë. Sipas Islamit do të kërkohen informacione periodike nga Ministria e Brendshme dhe KQZ për listat e votuesve, prodhimin dhe shperndarjen e kartave, informacion nga gjendjet civile per numrin e personave qe nuk kane pasaporte etj. Ditën e premte përfaqësues të Ministrisë së Brendshme priten të raportojnë në komision për ecurinë e prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit.
(d.b/News24/BalkanWeb)