E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Vlorës vendos rihetimin e dosjes “9 janari”

Gjykata e Apelit Vlorë, vendos të rihapen hetimet për tragjedinë e rëndë të 9 janarit 2004 në ujërat detare të Gadishullit të Karaburunit në Vlorë. Apeli e kthen në këtë mënyrë vendimin e Prokurorisë pas kërkesës së të afërmëve. 

VLORE- Gjykata e Apelit të Vlorës vendos të rihapen hetimet për tragjedinë e rëndë të 9 janarit të vitit 2004. Apeli i Vlorës kthen në këtë mënyrë vendimin e Prokurorisë pas kërkesës së të afërmëve të viktimave të cilët kanë pretenduar se hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nuk janë zhvilluar të plota.

“Gjykata e Apelit nga shqyrtimi i akteve konstaton që vendimi i organit të akuzës për ndryshimin e çështjes penale me arsyen se fakti nuk ekziston nuk qëndron, për shkak se fakti është evident dhe ekziston. Gjithashtu Gjykata e Apelit çmon se ka nevojë për hetime të mëtejshme për zbardhjen e kësaj çështjeje”- u shpreh Apeli Vlorë.

Rihetimi i dosjes “9 janari” përcakton marrjen në pyetje të zyrtarëve të lartë për tragjedinë në ujrat detare të gadishullit të Karaburunit në Vlorë ku humbën jetën 28 persona. Si dhe identifikimi se ku është zhdukur gomonia e dytë me trupat e pajetë të 8 personave.

Një ndër familjarët e viktimave shprehet se, “lidhur me vendimin që mori Gjykata e Apelit sot, mendoj se ishte një vendimim i duhur dhe i drejtë, por shumë i vonuar. Ne i kemi dhënë me emra të gjithë personat që mendojmë se duhet të ishin pyeten, por që nuk janë pyetur akoma.”

Ndërkohë një tjetër familjarë shton se “kjo drejtësi për ne është shumë e vonuar, kemi dyshuar që në fillim që është tentuar për të fshehur faktet. Ne kemi besim pasi u hap një dritë jeshile. Ne kemi kërkuar që kjo çështje të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

Kjo situatë hodhi në grevë urie që prej 25 shkurtit disa nga familjarët të viktimave të 9 janarit, ku pati reagime edhe nga deputetët demokratë të Shkodrës. Po sot pak para shprehjes së Gjykatës së Apelit Vlorë ish ministri i Mbrojtjes në atë kohë Pandeli Majko, i është drejtuat prokurores së Përgjithshme Ina Rama, ku i kërkonte rihapjen e hetimeve për të verifikuar çdo aludim lidhur me personin e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›