Inter -Napoli

Duhej të shënonte ai që pëlqehet më shumë nga Milani, pikërisht sllovaku Marek Hamshik. Xhenoa u duk se po merrte një pikë në “San Paolo”, por Napoli arriti të gjente forca pikërisht në fund dhe të largohej nga kjo ndeshje me 3 pikët në xhep, pikë që e ngjisin si “pullë poste” pas Interit, me vetëm një pikë largësi. Hamshik realizoi shumë bukur me një diagonale të fuqishme pas topit të marrë nga Laveci, në një ndeshje që pati shumë emocione dhe raste nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e parë Kavani iu afrua golit, por ishte ish-milanisti Kaldze që e ndaloi në mënyrë të mrekullueshme, ndërsa në të dytën, dy herë Napoli sërish mund të kishte kaluar në epërsi. Në rastin e parë ishte Kavani që gaboi, ndërsa në të dytin u tregua i mrekullueshëm portieri i I Xhenoas, Eduardo, pas gjuajtjes me kokë të Lavecit. Gjithsesi, skuadra e Macarrit e shënoi golin që deshi dhe fitoi një ndeshje që u bë tepër e vështirë sa më shumë kalonin minutat. Në mos titulli, të paktën Champions është krejt i prekshëm. Milan duhet ta shtyjë festën pasi Interi është vërtet një skuadër e çmendur. Ashtu siç përkthehet thuajse saktësisht mbiemri i Pacinit, protagonistit të madh të fitores 2-1 në Çezenë, në nisje të javës së 35-të të Serisë A. Një sukses që e ngjit skuadrën zikaltër në kuotën e 69 pikëve, 5 pikë larg kuqezinjve që nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre.
Pas një pjese të parë pa gola dhe ku Interi nuk krijoi asnjë rast për gol, ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të sulmuesit kroat, Budan, që shfrytëzoi pasimin e Çekarelit duke mposhtur Kastelacin dhe duke lënë prapa Lusion, veçse duke qenë në pozicion të dyshimtë. Ndoshta ishte jashtë loje.
Kampionët ende në fuqi të Italisë vendosën të mos dorëzohen dhe presioni i tyre u rrit me kalimin e minutave, por frytet i mori vetëm në fund fare. Në minutën e parë shtesë, Xhanluka Pacini, i hyrë si zëvendësues pas një ore lojë, shënoi një gol shumë të bukur pas krosimit të Samuel Etosë. Ndoshta u mendua se barazimi do të ishte mjaft për zikaltërit e zhgënjyer të këtij sezoni, por karakteri i kampionëve u tregua edhe një herë, madje në minutën e pestë e të fundit shtesë. Një gol i ngjashëm, shënuar me kokë nga Pacini, pas krosimit këtë herë të mbrojtësit Maikon. Fitore e vuajtur, por e merituar e Interit që të paktën është i qetë për Champions League-n e sezonit të ardhshëm.