E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-Çeku: Përkushtim nga diplomacia shqiptare për Kosovën

Tiranë, 21 Janar, 11:45, 47, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha priti sot në takim Zotin Agim Çeku, Kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe ish-Kryeministër i Kosovës, me të cilin shkëmbeu mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Ministri Basha vlerësoi angazhimin e mëparshëm dhe aktual të Çekut në zhvillimet politike në Kosovë.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se, Kosova gjendet tashmë në një fazë historike dhe para sfidave të rëndësishme, kështu që ka nevojë për kontributin e përkushtimin e të gjithëve, për mbështetje maksimale lidhur me njohjen e saj ndërkombëtare, për përmbylljen me sukses të periudhës së tranzicionit dhe ecjen e sigurt përpara në konsolidimin e shtetit demokratik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.

Çeku, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme të Shqipërisë, në të gjithë procesin e pavarësimit të Kosovës, në forcimin e shtetit ligjor dhe theksoi se ai është i mirëpritur dhe në zhvillimet e ardhshme.

Në këtë kuadër, Ministri Basha siguroi Çekun për mbështetjen, përkushtimin e plotë e të vazhdueshëm të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare, dhe gjithë infrastrukturës diplomatike të Shqipërisë, në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›