“S’ka kthim në kufijtë e vitit 1967”

Gjatë fjalimit në konferencën e Komitetit Amrikano-Izraelit të Punëve Publike në Uashington, Netanjahu theksoi se Izsraeli nuk mund të kthehet në kufijtë e pambrojtshëm të vitit 1967 – dicka që presidenti Obama e kishte sugjeruar pak ditë më parë.
Netanjahu theksoi se “ky konflikt ka rrënuar për gati një shekull ngase palestinezët nuk duan t’i japin fund. Ata refuzojnë të pranojnë shtetin hebre. Kjo është arsyeja e vazhdimësisë së konfliktit.
“Paqja me palestinezët duhet ta lërë Izraelin shtet të sigurt, kjo është arsyeja pse Izraeli nuk mund të kthehet në kufijtë e pambrojtshëm të vitit 1967”, theksoi Netanjahu.
Netanjahu pritet të paraqitet me një fjalim edhe para Kongresit Amerikan, ku do të paraqesë vizionin e tij për paqe të qëndrueshme me palestinezët./Start/F. Prroni/
2011-05-24 10:36