E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Mijera vota me shume per LSI konfirmuan koalicionin qeverises me PD

 Lëvizja Socialiste për Integrim, si pjesë e strukturave për standardet e këtyre zgjedhjeve, arriti të kontribuonte për mbarëvajtjen e këtij procesi, për rritjen e transparencës së tij dhe të gjithë qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë ashtu sikurse edhe vëzhguesit.

Kështu u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me krerët e kësaj force politike në rrethe.

“Po kështu, unë dua të falënderoj të 120 mijë votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në shkallë vendi për mbështetjen e konsiderueshme që i dhanë forcës sonë politike, për konfirmimin e një besimi të plotë, të qëndrueshëm dhe në rritje karshi LSI-së, si një forcë e domosdoshme për stabilitetin e vendit, për modernizimin e tij dhe njëkohësisht për shtimin e kontributeve të saj në drejtim të procesit integrues.

Ky është një rezultat shumë më i mirë se sa ai i zgjedhjeve të fundit”, tha ai.

Duke shtuar se LSI ka arritur të marrë 45 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009.

“Në qytetin e Tiranës, LSI ka arritur rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë, gati 70% më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2009.

Po kështu edhe një falënderim për të gjithë Qarkun e Tiranës ku LSI ka gati mbi 30 mijë vota në këto zgjedhje dhe ku përsëri rezultati është gati 65% më i lartë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009”, parashtroi më tej rezultatet kreu i LSI-së.

Në fund, ai tha se kjo mbështetje ishte një konfirmim i qartë i besimit që qytetarët shqiptarë, në veçanti të rinjtë, kanë tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

|Ishte konfirmimi i politikës së drejtë që ka ndjekur Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga 28 qershori i vitit 2009, i vendimeve të rëndësishme që i kanë shërbyer vendit dhe njëkohësisht ky rezultat është pikënisja jonë për zgjedhjet e ardhshme të qershorit të vitit 2013”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›