Basha feston Krishtlindjte me te permbyturit e Dajcit premton per normalizim te shpejt te situates

Shkoder 25 dhjetor NOA-Ministri i Brendshem Lulezim Basha ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te festuar festen e Krishtlindjeve.
Basha eshte ndalur ne Dajc ku fillimisht ka takuar Arqipeshkvin e Shkodres Angelo Masafra ne kishen katolike te Shkodres.
Kam nje urim te vecante qe ti kalojme sa me
shpejt pasojat e kesaj permbytje pasojat jo vetem ne kuptimin fizik por edhe
shpirteror me besimin tek Zoti me besimin tek shpresa e rilindur qe kjo feste
perfaqeson me solidaritetin e plote dhe mbeshtetjen tek njeri tjetri u
shpreh Basha ne fjalen e tij para qytetareve te Shkodres.
Me tej ai shprehu bindjen se kjo situate e veshtire ne qytetin e permbytur do
te kapercehet shume shpejt.
Ministri Basha mori pjese edhe ne meshen e Krishtlindjeve ne kishen e Dajcit vend i cili eshte prekur me se shumti nga fatkeqesia e permbytjeve.
I ngarkuar nga Komiteti Nderministror i Emergjences Civile per te drejtuar shtabin e emergjences ne komunen problematike te Dajcit Basha tha se po kryhet pune me ritme te jashtezakonshme per te perforcuar argjinaturat mbrojtese.
a.y/NOA