Personat me aftesi te kufizuara organizatat thirrje per mbrojtjen e te drejtave
Mblidhet Asambleja e dyte e Pergjithshme e Organizatave Kombetare dhe atyre Lokale per Personat me Aftesi te Kufizuara. Ne kete takim u diskutua rritja e efikasitetit te mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te tyre. Sipas kryetarit te kesaj asambleje avokatit Sinan Tafaj qellimi i ketij takimi eshte njesimi i zerit dhe menaxhimi efikas i buxhetit te shtetit destinuar per personat me aftesi te kufizuara i cili eshte i konsiderueshem.
Nje nga vendimet me te rendesishme qe u diskutua ne kete asamble ishte edhe vendosja e kufijve se kush do te konsiderohet person me aftesi te kufizuar nje percaktim ky sipas Tafajt qe do te shmangte deri diku abuzimet me fondet. Ne Asamblene e dyte te Pergjithshme te Organizatave Kombetare dhe Lokale per personat me aftesi te kufizuar u diskutuan rritja e cilesise dhe efikasitetit te mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te tyre probleme me te cilat perballen cdo dite keta persona. Kryetari i asamblese Tafaj ne fjalen e tij beri me dije se personat me aftesi te kufizuara hasin ne probleme te shumta ne jeten e perditshme dhe eshte koha qe ata te thone fjalen e tyre.