E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha i shmanget pyetjes per Piramiden

TIRAN - Ndonese ka votuar pro ndertimit te Kuvendit te ri ne vendin ku ndodhet Piramida kandidati i djathte per Tiranen Lulzim Basha ne nje interviste televizive eshte shprehur i dyzuar per prishjen e objektit ku ndodhet Qendra Nderkombetare e Kultures.

Por insistimit te drejtuesit te emisionit per te marre nje mendim te zgjeruar rreth ketij qendrimi kandidati per Tiranen i eshte pergjigjur me pas duke thene se nuk eshte kunder ndertimit te parlamentit te ri por duhet ruajtur objekti. Arsyet e ketij kundershtimi pas dhenies se miratimit me sa duket ka ngjyra fushata duke pasur parasysh zerat ne rritje per prishjen e godines se ndertuar ne kohen e komunizmit.

Pas bllokimit qe i bene tre televizione dhenies se pamjeve te fushates permes kasatave te derguara nga shtabet elektorale keta te fundit kane lajmeruar mediat per te ndjekur nga afer zhvillimet e fushates. Nje prej gazetareve te pranishem ne takimin qe po zhvillonte Lulzim Basha ne njesine numer 5 nuk ka hezituar te pyese ish-ministrin e Brendshem per prishjen e piramides.

Kandidati i Aleances per Qytetarin per Bashkine e Tiranes ka shmangur dhenien e nje pergjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›