E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 4 furnizuesve te Elbasanit me hashash

Koha e duhur eshte quajtur operacioni i koduar i cili beri te mundur arrestimin e kater personave te cilet ishin furnizues te qytetit te Elbasanit me kanabis. Vec prangosjes se tyre policia sekuestroi 70 kilogrameve kanabis dhe bllokoi nje automjet tip Audi me targa GJ 0322B ku ndodhej sasia e droges.

Drejtori i Policise se Elbasanit Jashar Vreka tha se droga vinte nga Lazarati dhe efektivat e policise se Elbasanit gjate hetimeve 2-mujore kane arritur te gjejne burimin e sasise se kanabisit qe shperndahej ne qytetin e Shqiperise se Mesme.

Te arrestuar nga operacioni jane Klajdi Prenda 28 vjec me banim ne fshatin Biaj te Fushe-Krujes Sukses Nezaj 23 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane Agron Idrizi 40 vjec me banim ne Gjirokaster dhe Kamber Toti 30 vjec me banim ne Lazarat.

Pikerisht ky i fundit mendohet se ka qene edhe furnizuesi i sasise se droges ne gjendje te thate te mbeshtjelle me celefon. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 70 kg lende narkotike si dhe nje mjet tip Audi me targa te Gjirokastres. Te gjithe shtetasit e arrestuar duhet te pergjigjen per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.

Vreka tha se operacioni eshte organizuar ne bashkepunim me prokurorine e rrethit gjyqesor Elbasan si dhe me Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale. Ky operacion mund te quhet suksesi i Sektorit antidroge te Drejtorise se Policise Elbasanit pasi kjo e fundit nepermjet hetimeve dhe pergjimeve ka arritur te zbuloje prejardhjen e sasise se lendeve narkotike kanabis qe shperndahet ne Elbasan.

Ne kuader te bashkepunimit ne luften kunder droges agjentet e policise kane arritur te realizojne kete operacion jashte territorit te tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›