E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama per blerjen e votave Merrni leket se jane tuajat dhe mos i votoni

TIRAN - Fushata e zgjedhjeve vendore ka sjelle dhe perplasjen e pare ne distance midis dy kandidateve me te perfolur per Bashkine e Tiranes Edi Rama dhe Lulzim Basha. Te dy kandidatet per bashkine me te madhe ne vend kane zgjedhur menyra te ndryshme per te kerkuar voten e popullit.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ishte i pranishem ne ambientet prapa stadiumit Dinamo per te prezantuar kandidaten e opozites per njesine bashkiake numer 5 Jeta Seitaj.

Ne fjalen e mbajtur ne kete takim lideri i opozites ka ironizuar premtimet e bera se fundmi nga kundershtari i tij per Tiranen duke thene se kane kopjuar keq idete e shpalosura ne planin e Tiranes si dhe kane bere te pamundur duke bllokuar qe nga keshilli bashkiak e cdo gje tjeter per te fituar permes presioneve.

Presioni i Saliut dhe kukulles se tij qe po bie dhe kerkon te ulet ne prehrin e Tiranes po perpiqet te bleje votat e njerezve. Merrini ato leke se jane tuajat dhe kurre mos ia jepni voten- deklaroi Rama perpara mbeshtetesve.

Sipas tij permes vazhdimit te transformimit te lagjeve ekzistuese zhvillimit te 14 qendrave do krijoje mundesine per 200 mije vende te reja pune jo si premtime elektorale. Ai theksoi se do krijoje mundesi per zgjerimin e 4 spitaleve kryesore zgjerimit te klinikave dhe krijimit te spitalit bashkiak.

Disa minuta me vone ne kompleksin Dinamo ishte i pranishem kandidati demokrat Lulzim Basha. Do angazhohemi per nje kundersulm te fuqishem te sportit ndaj betonit duke bere ambiente sportive ne cdo lagje dhe duke u mundesuar femijeve nje zhvillim te fuqishem shendetesor permes sportit - ka deklaruar Basha.

Ai nenvizoi se burimet e bashkise do te jene me te medha se tani dhe do te punohet ngushte me sektorin privat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›