E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha inkurajon komisionerët: Besoj tek fitorja

Kandidati i Aleancës për qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka inkurajuar komisonerët dhe vëzhguesit e Partisë Demokratike që të vazhdojnë procesin e numërimit, ndërsa ka vënë në dukje bllokimin e procesit nga komisionerët e opozitës.

Ndërsa numërimi vazhdon është zhgënjyes bllokimi në qendrat e votimit që tradicionalisht favorizojnë  Partinë Dedmokratike.- tha Basha.

Çdo votë duhet të numërohet me transperencë, dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet, tha ai.

Basha shprehu besimin e tij për fitoren në Tiranë, ndërsa theksoi vendosmërinë për të pritur rezultatet përfundimtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›