E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha fiton Bashkinë e Tiranës me 58.4 %, Edi Rama me vetëm 39.8 %

09-05-2011 / Gazeta 55

Rezultatet e plota të Sondazhit të Institutit “Gani Bobi”

Sondazhi i publikuar vetëm pak minuta më parë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga qendra për studime humane me qendër në Prishtinë, “Gani Boby”, duke anketuar dje gjatë kohës që vazhdonte procesi i votimit, 4026 zgjedhës në të gjitha qendrat e votimit të kryeqytetit, rezulton se 58.4 % e tyre kanë shprehur se, për bashkinë e Tiranës kanë votuar për kandidatin e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ndërsa 39.8 % e tyre kanë deklaruar votën për kandidatin socialist, Edi Rama. Pjesa tjetër, pra 0.4 % kanë votuar kandidatin e Partisë së Punës së Shqipërisë, Hysni Milloshi. 
Nga ana tjetër, ky sondazh tregon sesi votat për partitë politike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52 %, pasuar nga Partia Socialiste me 40 %, Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.2 % dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 1 %. I pyetur në lidhje me përqindjen e mundshme të gabimit në këtë sondazh, Shkëlzen Maliqi, president i Institutit Hulumtues Gani Bobi, sqaroi se kjo normë mund të jetë +/-10 për qind. Pra, siç edhe duket qartë nga anketimi i institutit për studime humane, kemi të bëjmë me një fitore të pastër të Lulzim Bashës. Analistë të ndryshëm u shprehën dje në mbrëmje se rezultati i anketës është i pranueshëm, por ajo që do të faktojë dhe zyrtarizojë rezultatin dhe kandidatin fitues do të jetë vota e qytetarëve. Sot në orët e para të mëngjesit, Komisioni Qendror i Zgjedhje do të publikojë rezultatin paraprak të zgjedhjeve vendore të majit 2011.

Sondazhi për kryetarët

Lulzim Basha -         58.4 %
Edi Rama -              39.8 %
Hysni Milloshi -        0.4 %
Pa përgjigje -          1.3 %

4026 - të anketuar kanë shprehur votën e tyre
1707 - nuk kanë preferuar të japin përgjigje, duke e konsideruar votën të fshehtë

Vota për kryetarët e njësive bashkiake në Kryeqytet

Njësia Bashkiake nr. 1
Agron Sekseri -         57 %
Lindita Nikolla -         43.7 %

Njësia Bashkiake nr. 2
Elez Gjoza -                 62 %
Artemon Cukalla -         37.2 %

Njësia Bashkiake nr. 3
Ilir Kokona -                 67 %
Enver Sulollari -            32 %

Njësia Bashkiake nr. 4
Hysen Xhura -              57 %
Vahit Kalaja -               42.9 %

Njësia Bashkiake nr. 5
Erisa Xhixho -              46.5 %
Jeta Seitaj -                53.5 %

Njësia Bashkiake nr. 6
Luzhiana Abazaj -         53.5 %
Krenar Cenollari -          46.5 %

Njësia Bashkiake nr. 7
Krenar Alimehmeti -     60.7 %
Erion Koka -               40 %

Njësia Bashkiake nr. 8
Arben Tafaj -             62  %
Sadi Vorpsi -             38 %

Njësia Bashkiake nr. 9
Indrit Fortuzi -           62.5 %
Armond Halebi -         38 %

Njësia Bashkiake nr. 10
Blendi Fuga -            65 %
Enada Alikaj -           35 %

Njësia Bashkiake nr. 11
Haki Mustafa -          66.5%
Naim Asllani -           33.5%

Vota për Partitë Politike
PD -                       52 %
PS -                       40 %
LSI -                      6.1 %
PDIU -                    1 %
PSD -                     0.3 %
PBDNJ -                  0.1 %
PLL -                     0.1 %
LZHK -                   0.2 %

Edi Rama në konferencë për shtyp me sindromën e humbësit

Kandidati për një mandat të katërt në bashkinë e Tiranës, Edi Rama, pas mbylljes së procesit të votimit, doli në një deklaratë për mediat, ku do të shprehte qëndrimin e tij për zgjedhjet. Ajo që u konstatua gjatë daljes së tij publike ishte jo “entuziazmi” që ai u përpoq të improvizonte, por tendenca për t’u stepur në shumë paragrafë të fjalimit, ku herë thoshte se zgjedhjet ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë, por njëherazi se këto ishte zgjedhje të fëlliqura, duke mos dhënë detaje të imta.
Por, ajo që kuptohet nga kjo, është sindroma e humbësit, për të shmangur me çdo kusht pozitivitetin dhe duke u kacavjerrë pas sajesave negative. Edi Rama fliste dje si fitues dhe me potencë fituesi, por kjo nuk ia largonte çehren e vrenjtur nga frika për një dështim të mundshëm dhe jo vetëm kaq, por humbje në thellësi.
Ai mbrëmë ishte i shqetësuar dhe ka shumë arsye të jetë i tillë, pasi pjesëmarrja mbi 55 % e kryeqytetasve në zgjedhje, është një tregues dhe indikator i frymës për ndryshim...
Ajo që vlen të thuhet është se Edi Rama i ka orët të numëruara në bashkinë e Tiranës. E diela e djeshme, ndoshta është dita e fundit e tij aty.

Gara e vetme e ngushtë e Tiranës, përplasja e Ramës me Hysni Milloshin

Sondazhi i një prej qendrave studimore më të famshme të Ballkanit, instituti “Gani Boby”, i cili në bazë të anketimeve të realizuara dje në qendrat e votimit në kryeqytet, shpalli fitues kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha me 58.4 % dhe duke lënë pas me 38.9 % Edi Ramën, ky i fundit i ndjekur nga Hysni Milloshi me 0.4 %. Pra, duke qartë se epërsia e kandidatit fitues, Lulzim Bashës, e bën të papërfillshëm garën për të parin e qytetit.
Tashmë, mendime e pavarura të qytetarëve, inskenojnë me të drejtë në rrugë ironie një “përballje” mes Edi Ramës dhe Hysni Milloshit. Dhe në të vërtetë, e tillë është. Paranoja e Edi Ramës se Lulzim Basha ishte një rival i fortë për të, është kthyer në realitet, por ajo që mbetet të ndiqet me vëmendje është përballja Rama-Milloshi, aq më tepër që ky i dyti ka deklaruar vazhdimisht se nuk e honeps dot drejtuesin e socialistëve dhe kandidatin humbës së bashkisë dhe se në çdo moment që do t’i jepej rasti do t’i faturonte disfatën politike.
Ky është qëndrimi i kryetarit të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe njëherazi kandidatit, për kryetar bashkie, Hysni Milloshi.
Tashmë, ai konsideron se Rama nuk ka punë më me Bashën.
Sipas Milloshit, qyteti i parë i Tiranës është përcaktuar nga vota e shqiptarëve; përballja tashmë është për kultin e nomenklaturës, Rama-Milloshi!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›