E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha inspekton punimet për ndërtimin e ujësjellësit në “Kodrën e Priftit”

27-03-2012 / Gazeta 55

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet për ujësjellësin në “Kodrën e Priftit”. Në fjalën e tij, kryebashkiaku basha theksoi se ujësjellësi do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për 35 mijë banorë.
 Sipas tij, ky projekt do të zgjidhë problemin që kanë banorët me ujin e pijshëm nga zona e depos “Kinostudio” deri tek “Brryli”.
 Gjithashtu Basha ka theksuar se projekti i ujësjellësit në zonën e Kodrës së Priftit do të bëjë të mundur rikualifikimin urban të kësaj zone.
Ndërkohë kryebashkiaku Basha shtoi se projekti me vlerë 50 mln lekë dhe me një gjatësi prej 15 km do të përfundojë në muajin prill.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›