Lochte "mbret" i ri i notit

Notari amerikan Ryan Lochte, ka shënuar rekord të ri botëror në disiplinën not i përzier në 200 metra.
Ai sot në Shangai, ku po zhvillohet kampionati botëror, 200 metra i përshkoi me kohën 1 minutë 54 sekonda.
Lochte në këtë mënyrë mbrojti titullin e kampionit të botës në 200 metra, duke përmirësuar rekordin e tij të vjetër edhe atë për 10 të qindtat. Pas tij doli Michael Phelps. Medalja e argjendtë i takoi hungarezit Laslo Çeh.
Ky është rekordi i parë që po thyhet në këtë botëror të notit, pasi notuesit po bëjnë gara me kostume standart.